Vijojnë sulmet ajrore Izrael-Gaza, mbërrin në Tel Aviv i dërguari i SHBA-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kur tensionet mes Izraelit dhe Palestinës vijojnë të përshkallëzohen në Tel Aviv ka mbërritur i dërguari i SHBA në përpjekje për të gjetur një rrugëzgjidhje dhe gjuhen e dialogut.

Hady Amr do të marrë pjesë në bisedime me zyrtarë izraelitë, palestinezë dhe të OKB me shpresën për të rënë dakord për një armëpushim.

Në orët e para të mëngjesit Izraeli vijoi sulmet ajrore në Gaza dhe militantët palestinezë u kundërpërgjigjën duke qëlluar edhe ata  me raketa.

Përplasjet e regjistruara gjatë pesë ditëve të fundit shënojnë konfliktin më të ndezur ndër vite.

Armiqësitë e shtuara arritën kulmin në përleshjet në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë. Hamas, grupi militant islamik që sundon Gaza, filloi të lëshonte raketa pasi paralajmëroi Izraelin të tërhiqej, duke shkaktuar sulme ajrore.

Izraeli ka vendosur trupa në kufirin e Gazës dhe ka thirrur të paktën 9.000 rezervistë, duke shkaktuar frikën e një pushtimi tokësor. Nga nisja e përplasjes të paktën 126 njerëz janë vrarë në Gaza  përfshirë 31 fëmijë dhe 20 gra; në Izrael janë vrarë shtatë persona duke përfshirë një djalë 6-vjeçar dhe një ushtar.

Për shkak të bombardimeve në të dyja palët, me qindra familje janë duke u strehuar jashtë banesave të tyre me frikën se mund të mbeten viktima te raketave.

Fati i Jerusalemit qëndron prej dekadash në zemër të konfliktit Izrael-Palestinez. Izraeli aneksoi Jerusalemin Lindor në 1980 dhe e konsideron të gjithë qytetin kryeqytetin e tij, megjithëse kjo nuk njihet nga shumica dërrmuese e vendeve të tjera. Palestinezët pretendojnë gjysmën lindore të Jerusalemit si kryeqytetin i një shteti të tyre.

 

 

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER