Kina ndryshon politikën e lindjeve, do t’u lejojë familjeve deri në tre fëmijë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Autoritetet kineze deklaruan të hënën se do t’u lejojnë familjeve të kenë deri në tre fëmijë, masë kjo që vjen pasi të dhënat e përgjithshme të një prej popullsive më të mëdha në botë kanë treguar prirje në rënie.

Në vitin 2016 Pekini rrëzoi politikën dhjetëvjeçare që detyronte çiftet të kishin vetëm një pasardhës duke lejuar më pas dy fëmijë për çdo familje. Deri vitin e kaluar familjet që thyenin rregullin duke u bërë me një fëmijë të tretë gjobiteshin me mbi 20 mijë dollarë (130,000 juan)

Mirëpo as kjo politikë nuk i përmirësoi treguesit demografikë. Ekspertët e lidhin me faktin se në qytetet kryesore të Kinës me kalimin e viteve është shtuar ndjeshëm kostoja e jetesës dhe rritjes së fëmijëve.

Presidenti Xi Jinping gjatë një deklarate për shtyp tha se ky ndryshim normativ do të shoqërohej me një seri masash të tjera mbështetëse për familjet, mirëpo ai nuk specifikoi diçka konkrete në këtë pikë.

Sociologu Yifei Li, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se familjet kineze janë shtrënguar të mos bëjnë shumë fëmijë më shumë prej rritjes së kostos së jetesës dhe jo prej politikës së lindjeve të vendosur nga autoritetet.

Të dhënat zyrtare të popullsisë për Kinën – me mbi 1.4 miliardë banorë, – të përditësuara në fillim të këtij muaji, treguan për ngadalësimin më të madh të rritjes së popullsisë që prej viteve ’50.

Të dhënat treguan se raporti i fëmijëve për çdo grua gjatë vitit 2020 ra në 1.3 fëmijë duke e barazuar për herë të parë Kinën me shtete si Japonia apo Italia.

Etiketimet

Balla mbledh kryesinë e Grupit Parlamentar të PS: Të zgjatet procesi i Vettingut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mblodhi paraditen e kësaj të hëne kryesinë e grupit. Euronews Albania mëson se në këtë mbledhje...

Akademia e Shkencave rekomandon dozën e tretë të vaksinës për të moshuarit

Akademia e Shkencave rekomandoi sot vaksinimin me një dozë të grup-moshave 12-18 vjeç dhe një dozë shtesë për grup-moshat mbi 60 vjeç si mënyrë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER