El Salvador mund të bëhet vendi i parë në botë që legalizon Bitcoin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i El Salvadorit ka paralajmëruar se vendi i tij do të legalizoi përdorimin e kriptomonedhës Bitcoin.

Nëse plani i tij mbështetet nga Kongresi, atëherë vendi i Amerikës qendrore do të bëhet i pari në botë që adopton zyrtarisht monedhën digjitale dhe do të përdoret krahas dollarit amerikan dhe monedhës zyrtaret të El Salvadorit.

Presidenti, Nayib Bukele thotë se Bitcoin do të bëjë më të lehtë për qytetarët e vendit të tij që jetojnë jashtë për të dërguar para në shtëpi.

Sipas tij vetëm nga pagesat e komisioneve vendi humbet 6 miliardë dollarë cdo vit nga trasferta e remitancave.

“Në terma afatshkurtër, kjo gjë do të sjellë vende pune dhe do të ndihmojë në thithjen e investimeve”, tha Bukele gjatë një konference të Bitcoin në Florida.

Presidenti i El Salvadorit pritet që të dërgojë propozimin për miratim në Kongres javën e ardhshme.

Etiketimet

Të shtëna me armë në një universitet të Rusisë, evakuuohet kampusi

Një universitet publik në lindje të Rusisë u evakuua mëngjesin e sotëm pas disa të shtënave me armë. Agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti raportoi...

Qeveria e Kosovës ndalon hyrjen e automjeteve me targat e Serbisë, nis zbatimi i vendimit

Vendosja e reciprocitetit ndaj Serbisë sa u takon targave të automjeteve ka ndezur situatën në veri të Kosovës. Sipas vendimit të ministrit Xhelal Sveçla, të...

Sopranoja Ermonela Jaho: Në momentin që nuk do kem emocione, do ta lë këtë zanat

“Në momentin që nuk do kem emocione unë do ta lë këtë zanat”. Kështu u shpreh për Euronews Albania, sopranoja e njohur Ermonela Jaho...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER