Festivali i filmit “Tribeca” rikthehet në New York, eventi mbledh yjet e kinematografisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pasi edicioni i kaluar i festivalit të filmit “Tribeca” u shty për shkak të pandemisë, këtë vit aktorë dhe personazhe të famshëm të Show Bizz u rikthyen në tapetin e kuq, në Nju Jork.

Disa muaj pas sulmeve të 11 shtatorit, Robert De Niro dhe regjisori Xhejn Rosental prezantuan Festivalin “Tribeca” në zemër të Manhatanit për ti ngritur moralin njujorkezëve. 20 vite më pas, kjo nismë pati sukses përtej pritshmërive, teksa Tribeka u shndërrua në një nga festivalet më të rëndësishëm në botën e filmave.

Vetë aktori Robert De Niro e konsideron të pabesueshme këtë arritje.

“Jam i lumtur që ia arritëm dhe më duket kaq e çuditshme që kanë kaluar kaq shumë vite dhe tani, në retrospektivë, ne jemi duke festuar përvjetorin e 20-të. Është e pabesueshme, dua të them është një çmenduri. Është diçka që na bën të ndihemi krenarë dhe këtë dua ta ndaj me të gjithë. Është diçka fantastike”, u shpreh Robert De Niro.

Tapeti i kuq u rishfaq në Manhatan, me shumë prej yjeve të kinematografisë botërore që u shfaqën pa maska. Me më shumë se 50 premiera dhe një konkurrencë të fortë, si publiku ashtu edhe juria do të kenë mundësi të rikuperojnë kohën e humbur gjatë pandemisë.

“Fakti që Festvali i filmit “Tribeca” është rikthyer pas izolimit prej COVID-19, ku të gjithë ishin të kufizuar, është diçka për tu admiruar. Shoqëria ka nevojë pikërisht për tu çliruar dhe të festojë dhe ti gëzohet jetës. Jo vetëm në Nju Jork, por në të gjithë botën, kemi nevojë të festojmë artin”, tha Bryan Cranston, aktor dhe anëtar i jurisë.

Festivali u çel me një film aktual, “Në lartësitë”, film i xhiruar pikërisht në lartësitë e “Washington Hajts”, një lagje e njohur në Manhatan, jo shumë larg vendit ku mbahet festivali. Një “Musical” ritmik dhe i hareshëm që fokusohet, 60 vite pas historisë së “Bregut Perëndimor”,  te komuniteti më i madh amerikano-jugor në Nju Jork. Festivali “Tribeka” do të zgjasë deri më datë 20 qershor.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER