‘Kujdes me udhëtimet’, OBSH: Rreziku nga pandemia nuk ka marrë fund

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Organizata Botërore e Shëndetësisë i bëri thirrje qytetarëve evropianë që të tregohen të kujdesshëm në udhëtimet gjatë stinës së verës, duke paralajmëruar se kontinenti i vjetër nuk është tërësisht jashtë rrezikut nga COVID-19, pavarësisht rënies së ndjeshme të rasteve.

“Ndërsa na duhet të pranojmë të gjithë progresin e bërë në shumicën e vendeve, ne duhet gjithashtu të pranojmë se rreziku nuk ka kaluar plotësisht. Me shtimin e grumbullimeve sociale, lëvizjeve të popullsisë dhe me festivalet dhe eventet sportive që fillojnë në ditët e ardhshme, dega e OBSH-së për Evropën bën thirrje për kujdes” tha Hans Kluge, drejtori i OBSH-së për Evropën.

Në dy muajt e fundit, rastet e reja me COVID-19, vdekjet dhe shtrimet në spitale kanë rënë, duke nxitur 36 nga 53 vende të kontinentit të nisin lehtësimin e kufizimeve.

Numri i infeksioneve të raportuara javën e kaluar ra në 368 mijë njësi, një e pesta e rasteve të raportuara gjatë periudhës së pikut në muajin prill.

“Edhe pse kemi ecur përpara, nuk kemi arritur aty ku duhet. Procesi i vaksinimit është i pamjaftueshëm për të mbrojtur kontinentin nga rikthimi i virusit. Distanca që kemi përpara për të vaksinuar 80% të popullsisë së rritur është ende e konsiderueshme”, u shpreh Hans Kluge.

Hans Kluge shtoi se i ashtuquajturi varianti “Delta”, që u identifikua për herë të parë në Indi, është shqetësues. Sipas tij, ky variant ka një fuqi më të madhe transmetimi tek njerëzit dhe qytetarët mbi moshën 60 vjeç mbeten të cenueshëm.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER