“Rrethi i zjarrtë”, eklipsi i pjesshëm diellor mund të shihet online te faqja e NASA

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Njerëzit që jetojnë në hemisferën veriore do të jenë dëshmitarë të një eklipsi diellor pasditen e sotme. Fenomeni qiellor do të jetë i dukshëm për ata që jetojnë në Amerikën e Veriut, disa pjesë të Evropës, përfshi Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar, dhe disa pjesë të Azisë Veriore

Banorët e pjesës më të madhe të hemisferës veriore do jenë dëshmitarë të një eklipsi diellor. Eklipsi i Diellit ndodh atëherë kur Hëna kalon mes yllit të sistemit tonë diellor dhe Tokës, duke bllokuar kështu një pjesë të rrezeve të tij.

Ky do të jetë një eklips unazor, që do të thotë se sateliti i vetëm natyror i planetit tonë do të jetë mjaftueshëm larg sa të duket më i vogël se Dielli, por duke lënë një hapësirë përreth anëve të saj nga ky shpërthejnë rrezet, që e bëjnë të duket si një unaza e zjarrtë.

Skenat më të qarta do të jenë në Arktik, por edhe pjesa tjetër e Tokës do të mbulohet gjithashtu nga një eklips i pjesshëm, Shtetet e Bashkuara, së bashku me pjesën më të madhe të Kanadasë, Grenlandës dhe pjesëve të Evropës dhe Azisë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, vendi më i favorshëm për të parë, do të jetë në Skoci.  Si gjithmonë, këshilla është që të mos shikohet Dielli me sy të lirë. Kjo mund të shkaktojë dëme të mëdha

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER