Rusia gjobit Facebook dhe Telegram pas mos-heqjes së postimeve me përmbajtje të ndaluar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një gjykatë në Rusi ka gjobitur sërish rrjetet sociale Facebook dhe Telegram pasi këto të fundit nuk kanë hequr disa përmbajtje të ndaluara sipas legjislacionit vendas.

Facebook do të duhet të paguajë 17 milionë rubla ruse (194 mijë euro), ndërsa Telegram 10 milionë rubla (114 mijë euro), u shpreh një gjykatë një Moskë. Mbetet e paqartë se cila është përmbajtja specifike e këtyre postimeve.

Gjoba duket se është ndër treguesit më të fundit të përpjekjeve në rritje të Rusisë për të shtrënguar edhe më tej kontrollin në ligjëratën politike të botës së internetit.

Muajin e shkuar, Facebook u gjobit me 297 mijë euro pasi nuk hoqi një post të cilën autoritetet ruse e cilësuan të jashtëligjshëm.

Ndërsa, Telegram duhet të paguante 57 mijë euro pasi nuk hoqi disa thirrje për protesta që qarkullonin në rrjetin e tij.

Më herët gjatë vitit, autoritetet ngadalësuan shpejtësinë e lundrimit në Twitter dhe kërcënuan se do të ndalonin hyrjen në platformë, pasi pretendonin se Twitter nuk kishte hequr disa përmbajtje të jashtëligjshme që kishin të bënin me nxitjen e vetëvrasjeve dhe pornografi me të mitur.

Platforma si Telegram, TikTok, Facebook dhe Twitter janë përdorur gjerësisht në janar për t’i dhënë zë demonstratave të opozitës në mbështetje të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER