Takohen Biden dhe Johnson, Presidenti i SHBA: Kujdes paqen në Irlandën e Veriut

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Boris Johnson dhe bashkëshortja e tij Carrie, pritën të enjten çiftin presidencial Joe dhe Jill Biden.

Në takimin e parë mes tyre, çifti britanik shoqëroi atë amerikan në bregdetin e Kornuollit, në shëtitoren e Kerbis Bej, një resort turistik ku liderët e G7-s do të mbajnë takimet mes tyre.

“Jam shumë i kënaqur që ndodhem këtu”, u shpreh Biden për gazetarët teksa së bashku me Johnson dhe dy bashkëshortet kaluan përpara kamerave.

Më pas dy liderët zhvilluan bisedime kokë më kokë, duke i paraprirë samitit që nis ditën e premte. Takimi ishte një shans për rinovimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, por dy vendet kanë edhe ndasi. Kjo, pasi Biden kërkon shmangien e një përplasjeje me BE-në që do të vinte në rrezik paqen delikate në Irlandën e Veriut.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER