Kriza humanitare në Etiopi, 350 mijë banorë të rajonit Tigrej në prag të urisë ekstreme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rajoni i Tigrej në veri të Etiopisë është duke u përballur me një ndër krizat më të rënda humanitare të shekullit të 21-të, teksa 1.7 milionë persona janë detyruar të zhvendosen për shkak të luftimeve që nisën në nëntor të vitit të kaluar. Sipas OKB-së, mbi 350 mijë prej tyre po përballen me urinë ekstreme.

Një komitet i drejtuar nga Kombet e Bashkuara që fokusohet mbi përgjigjet emergjente të krizave humanitare përllogarit se rreth 350 mijë njerëz të përfshirë në konfliktin ushtarak në rajonin e Tigrej janë duke u përballur me kushte të urisë ekstreme. Sipas Brajan Lander, drejtor i emergjencave pranë Programit Botëror të Ushqimit, ekziston rreziku që qindra mijëra njerëz të humbin jetën.

“Kemi të dhëna që gjendemi në përballë një situate kritike që prek rreth 353 mijë persona në rajonin e Tigrej. Ky numër pritet t’i kalojë 400 mijë në muajt e ardhshëm nëse ne nuk na jepet akses për të mbërritur në këto zona”, shprehet Brian Lander, drejtor i emergjencave pranë WPF.

Kombet e Bashkuara kanë kritikuar moslejimin e stafit humanitar në zonat e Tigrej, të cilët shpërndajnë ndihma ushqimore dhe pajisje mjekësore.

Askush nuk ka një shifër të saktë mbi numrin e civilëve apo luftëtarëve të vrarë që nga nisja e konfliktit nëntorin e kaluar, pas tensioneve politike mes presidentit etiopian Abi Ahmed dhe liderëve të rajonit të Tigrej. Ndërkohë, Eritrea, shtet fqinj me Etiopinë dhe armiq historik me rajonin e Tigrej, janë përfshirë në konflikt si aleatë me forcat e presidentit etiopian Abi Ahmed.

 

Etiketimet

Rama: Kemi siguruar mbi 1 milion vaksina kundër COVID-19

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur sot 11 700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer. Kryeministri Edi Rama shprehet se bashkë me këto doza deri...

Belind Këlliçi në “Raw Politics”: PD-ja do të hapet ndaj figurave të reja

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Deputeti i zgjedhur i Partisë...

Këlliçi: Basha s’garoi i vetëm, drejtuesit politikë dhe kandidatët aksionerë të rezultatit të 25 prillit

Partia Demokratike do të zhvillojë brenda strukturave të saj analizën për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit. Kandidati i fitues për deputet, Belind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER