Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor gjerman, Champ, i cili i kishte shoqëruar për 13 vjet.

“Familja jonë humbi shokun tonë të dashur, Champ sot. Do të më marrë malli për të”, shkroi Biden në Twitter.

Champ ishte një nga dy pastorët gjermanë që jetonin në Shtëpinë e Bardhë.

“Në momentet tona më të lumtura dhe në ditët tona më të pikëlluara, ai ishte pranë nesh, i ndjeshëm ndaj gjithë emocioneve tona të pashprehura. Ne e duam shumë djaloshin tonë të mbarë, dhe do të na mungojë gjithmonë”, shkruhej në deklaratën e familjes Biden.

Pas një periudhe kur Shtëpia e Bardhë nuk ka pasur kafshë shtëpiake në kohën e ish-presidentit, Donald Trump, ardhja e Champ dhe Major, qenit tjetër të familjes Biden, riktheu traditën e cila është ndjekur dhe nga Barak Obama në kohën e presidencës së tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER