Lampeduza, turistët shijojnë plazhet: Asnjë problem me refugjatët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pushuesit në Itali po shijojnë lehtësimin e masave në plazhin e ishullit jugor të Lampeduzës, pavarësisht fluksit ditor të emigrantëve.

Emigrantët, shumica nga Afrika, kanë mbërritur përditë në ishullin sicilian dhe po transferohen vazhdimisht nga qendra e pritjes për të shmangur përqendrimin e tyre në një vend të vetëm.

Roberta Marchetti është pronare e një qendre zhytjeje në ishull. Ajo thotë se bizneset lokale kanë qenë të prekura nga fluksi i emigrantëve, por tani vizitorët i shohin ata gjithnjë e më pak.

“Gjatë pushimeve këtu nuk do t’i shihni emigrantët. Fatkeqësisht ideja për praninë e tyre ka prekur shumë biznese në ishull, por është vetëm një imagjinatë se Lampeduza është e mbushur me emigrantë dhe nuk ke ku të pushosh. Kjo nuk është e vërtetë”, – tha Marchetti.

Teksa sezoni veror ka filluar, turistët kanë shijuar kalimin e ditëve të nxehta në plazhet e famshme të ishullit, duke u freskuar në detin me ujëra të kristalta dhe duke qëndruar nën hijet e çadrave.

“Ishulli është i bukur, deti i mrekullueshëm. Jeta këtu është e qetë dhe po shijojmë ushqimin. Nuk kemi parë shumë emigrantë, për të cilët flitet dhe jemi të kënaqur. Do t’ia rekomandoja ishullin të gjithëve”, – një shtoi Nicola Guerra, turist nga San Marino.

Lampeduza është një nga pikat kryesore për emigrantët që duan të arrijnë Evropën. Që nga fillimi i vitit ka pasur një rritje të mbërritjeve, me 19.360, shumë më tepër se shifra prej 6185 e konstatuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Etiketimet

‘Grusht shteti brenda partisë’, Bejko dhe Bumçi përplasen për përjashtimin e Berishës

Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi dhe Roland Bejko debatuan në Euronews Albania sa i takon ndryshimit të statutit...

‘S’mund të jetojmë dot pa artin’, Ermonela Jaho tregon emocionet në Teatrin e Operas dhe Baletit

Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se gjatë performancës së saj në Teatrin e Operas dhe...

Mot me vranësira gjatë javës, në veri s’do mungojnë reshjet e shiut

Gjatë gjithë ditës së sotme do të kemi prezencë të vranësirave në zonat veriore dhe zonat qendrore, ku nuk do të mungojnë edhe shirat...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER