Frika nga varianti Delta, ekspertët e BE kërkojnë ritme më të shpejta vaksinimi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Varianti Delta i COVID-19, shfaqur fillimisht në Indi vazhdon të përhapet.

Agjencia shëndetësore e Bashkimit Europian shprehet se varianti shumë i transmetueshëm Delta i COVID-19, do të përbëjë 90% të të gjitha rasteve në vendet anëtare deri në fund të gushtit. Në këtë situatë, ajo bën thirrje për programe më të shpejta vaksinimi.

Është shumë e mundur që varianti Delta të qarkullojë gjerësisht gjatë verës, veçanërisht midis më të rinjve që nuk janë në shënjestër për vaksinimin”, – u shpreh doktor Ammon, drejtor i Agjencisë Europiane për Parandalimin e Sëmundjeve.

Portugalia tashmë po përshpejton programin e vaksinimit në kryeqytet pasi ka pasur rritje të rasteve me coronavirus, duke cilësuar shkaktar kryesor variantin Delta. Autoritetet kanë rihapur një qendër vaksinimi në stadiumin sportiv të Universitetit të Lisbonës, ku operohet nga ushtria. Vendi ka si burim të rëndësishëm të ekonomisë, turizmin dhe është i dëshpëruar për të pritur vizitorët.

“Këtu duhet të tërheqim vëmendjen për këtë përparësi. Kjo është një garë kundër kohës për portugezët, ne kemi nevojë për ndihmën e tyre”, – deklaroi presidenti portugez, Marcelo Rebelo de Sousa.

Por kancelarja, Angela Merkel dëshiron që shtetet e tjera europiane të ndjekin Gjermaninë, duke kërkuar që njerëzit që hyjnë nga vendet me nivele të larta të variantit Delta, si Britania, të kalojnë në karantinë.

Kjo nuk është ajo që industria e udhëtimeve dëshiron të dëgjojë. Anëtarët e saj po bëjnë thirrje që kufizimet e COVID-19 për udhëtimet të lehtësohen. Shumë ekspertë në të gjithë Europën thonë se për ata që kanë marrë dy doza të një vaksine e cila jep mbrojtje ndaj variantit Delta, duhet të jepet dhe liria e udhëtimeve.

 

LEXONI GJITHASHTU: 




Etiketimet

Anijet humanitare shpëtuan mbi 700 emigrantë në Mesdhe vetëm gjatë fundjavës

Anijet humanitare shpëtuan mbi 700 emigrantë jashtë brigjeve të Libisë dhe Maltës vetëm gjatë fundjavës, tha OJQ, ‘SOS Mediterranee’. Grupi i ndihmës për emigrantët tha...

Evropa përkujton sot Ditën e Holokaustit të Romëve

Vendet evropiane përkujtojnë sot Ditën e Holokaustit të Romëve, e cila sjell në vëmendje përndjekjet dhe vuajtjet e kësaj popullsie etnike gjatë Luftës së...

Kryeministri i Kosovës viziton familjet që humbën të dashurit në aksidentin e Kroacisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime dy familje në Deçan dhe Junik që humbën të afërmit e tyre në aksidentin tragjik të...

















Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER