Një aktivist vrapoi me flamurin e LGBTI në fushën e Mynihut gjatë ndeshjes me Hungarinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një aktivist zgjodhi momentin kur ekipi i Hungarisë po këndonte himnin para ndeshjes me Gjermaninë, në Kampionatin Europian për të vrapuar në fushë me flamurin shumëngjyrësh, simbol të komunitetit LGBTI.

Aktivisti me flamurin e LGBTI në momentin kur po këndohej himni i Hungarisë para ndeshjes me Gjermaninë. Foto: Reuters

Administratorët e kapën dhe e mbështetën në tokë personin, para se të vijonte me brohoritjet, ndërsa shumë tifozë gjermanë mbanin në duar flamuj të vegjël shumëngjyrësh të shpërndarë nga aktivistë para ndeshjes.

Kryebashkiaku i Mynihut, Dieter Reiter sugjeroi që stadiumi, Allianz Arena ku do të luhej ndeshja Gjermani-Hungari të ndriçohej nga drita me ngjyrat e ylberit (të njëjta me ato të flamurit), sugjerim ky që u kundërshtua nga UEFA.

Allianz Arena, Munih. Foto: Chris Schouten

Vendimi i marrë nga UEFA u akuzua si vendim politik, por organizata e refuzoi diçka të tillë duke thënë se qëllimi politik ishte nga ana e kryetarit të bashkisë, jo nga shoqata e futbollit.

Nisur nga ligjet e fundit të futura në fuqi në Hungari, ku qeveria e Viktor Orban ndalon personat homoseksualë të shfaqen në materiale shkollore ose programe televizive për personat nën 18 vjeç, kryebashkiaku gjerman, Reiter kishte shpresuar që shfaqja shumëngjyrëshe do të demonstronte mbështetje për grupet LGBTI në Hungari.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

 




Etiketimet

Kryeministri i Kosovës viziton familjet që humbën të dashurit në aksidentin e Kroacisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime dy familje në Deçan dhe Junik që humbën të afërmit e tyre në aksidentin tragjik të...

5 vatra zjarri në të gjithë vendin, më kritiket në Karaburun dhe Kurbin

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) thotë se janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të...

U kualifikua në finalen e Lojërave Olimpike, Luiza Gega: Doja të kisha një kujtim të bukur

Atletja shqiptare, Luiza Gega arriti që të kualifikohej në finalen e atletikës për 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike që po zhvillon në...

















Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER