Shtohet frika nga varianti ‘Delta’, pritet të jetë dominues gjatë gushtit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ndonëse shumë shtete ndihen të lehtësuar nga pandemia, e madje po shijojnë lehtësimin e masave kufizuese, ekspertët paralajmërojnë se vigjilenca duhet të jetë e lartë për shkak të variantit ‘Delta’ të COVID-19 i cili është shfaqur për herë të parë në Indi.

Varianti ‘Delta’, i cilësuar shumë transmetues, ka shkaktuar një reagim epidemik në shumë vende, ndërsa Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve paralajmëron se mund të jetë lloji dominues në Evropë gjatë muajit gusht.

Sipas qendrës parashikohet që virusi të shkaktojë 70 për qind të infeksioneve të reja në Bashkimin Evropian (BE) dhe Zonën Ekonomike Evropiane (EEA).

Deri në fund të gushtit, kjo shifër mund të arrijë 90 për qind.

Britania ka raportuar 15.810 infeksione të reja në 24 orët e fundit, Vendi gjithashtu raportoi 35.204 raste të reja të coronavirusit të variantit ‘Delta’, duke shënuar një rritje prej 46 për qind.

Numrat e të infektuarve në Gjermani pritet të rriten përsëri për shkak të këtij varianti.

Infeksionet e shkaktuara nga varianti ‘Delta’ në Gjermani janë dyfishuar në javët e fundit.

Për shkak të një shkalle të lartë vaksinimi, Izraeli supozohej të hiqte shumicën e kufizimeve këtë muaj. Por Ministria izraelite e Shëndetësisë të premten rivendos detyrimin për të mbajtur maskën në ambientet e brendshme, pasi numri i infeksioneve u rrit me rreth 70 për qind.

Sidnej dhe disa zona përreth do të hyjnë në një bllokim dyjavor, ndërsa autoritetet përpiqen të kontrollojnë një përhapje të shpejtë të variantit ‘Delta’, që u rrit në 80 raste vetëm brenda disa ditësh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Tensione mes Francës dhe Britanisë për emigrantët, zgjidhja e problemit ende larg

Në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u mbytën në kanalin e La Manshit janë të vështira. Që prej 2018-s,...

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

8 viktima nga COVID-19, mbi 400 raste të reja në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 8 humbje jete dhe mbi 400 raste të reja me COVID-19. Viktimat janë dy qytetarë nga...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER