Këto janë 20 plazhet më të bukura në botë – dhe gjysma gjenden në Evropë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas një viti të gjatë pengesash dhe kufizimesh, gjërat kanë filluar të ndryshojnë dhe dalëngadalë shtetet turistike po i lehtësojnë masat anti-COVID. Tani ka ardhur pikërisht koha t’ia lejojmë vetes një udhëtim larg zhurmave.

Faqja britanike money.co.uk, ka analizuar mbi 26 milionë postime në Instagram në lidhje me plazhet në të gjithë botën.

Kompania i përdori këto të dhëna për të llogaritur sa postime në Instagram ishin shpërndarë për çdo metër rërë. Plazhet me më tepër postime për metër u bënë pjesë e një liste që përfaqëson brigjet më piktoreske në botë.

20 – Plazhi Stiges, Barcelonë, Spanjë.

money.co.uk

252 m, 175 foto për metër

Shumë e konsiderojnë atë vendin më perfekt në Barcelonë për të organizuar një ditë me familjen në plazh. Stiges njihet për ujërat e qetë dhe rërën e butë.

I gjendur buzë një limani në cep të qytetit, ai ju jep balancën e përkryer mes qetësisë së plazhit dhe atmosferës gjallëruese të bareve dhe restoranteve disa hapa larg.

19 – Durdle Door, Angli

money.co.uk

1,040 m, 233 foto/metër

Atdheu i një prej harqeve shkëmbore më të famshme në botë, Durdle Door mund të jetë një nga pikat më të fotografuara përgjatë Bregdetit Jurassic.

Terreni me shkëmbinj dhe guralecë e bën këtë plazh unik, absolutisht të denjë për një postim në Instagram.

18- Bal Harbour, Miami, SHBA

money.co.uk

1,360 m, 239 foto/metër

Bal Harbour është një enklavë e vogël, ku e keni të garantuar të gjeni një copëz paqeje dhe qetësi larg jetës së zhurmshme të Miamit.

Vendasit rekomandojnë ta vizitoni këtë plazh herët, gjatë lindjes së diellit e më pas mund të ndiqni shtegun që e përshkon të gjithë vijën bregdetare, deri në zonën e restoranteve ku mund të shijoni një mëngjes të këndshëm.

17- Plazhi Lanikai, Hawaii, SHBA

money.co.uk

804 m, 246 foto/metër

Një nga thesaret e fshehura të Hawaii-t, ky plazh është një nga ato pika turistike të rralla që shijohet me të njëjtin intensitet nga vendasit. Kjo tregon shumë.

Rëra është e imët pluhur, uji i pastër kristal dhe ishujt Mokulua i shtojnë sfondit një magji të paharrueshme. Mund të keni edhe rastin të shijoni breshkat e detit duke bërë not në ujërat e Paqësorit.

16- Plazhi Kitsilano, Vancouver, Kanada

money.co.uk

473 m, 246 foto/metër

I thirrur nga vendasit edhe si ‘Kits Beach’ me përkëdheli, numri 16 në listë ka diçka për të gjithë, nga sportet ujore ekstreme deri në zonat e përcaktuara vetëm për notarët. Në horizont mund të shijoni qytetin e Vancouver-it dhe malet përreth.

15- Cala Gat, Spanjë

money.co.uk

40 m, 246 foto/metër

I ndodhur në rrethinat e Cala Ratjada, edhe pse i vogël në përmasë, ky plazh ofron shumë. Një miks pemësh dhe majash kodrinore, uji të kristaltë dhe rëre të artë, sigurisht e bëjnë këtë plazh ëndrrën e çdo përdoruesi të rrjetit social Instagram.

14- Plazhi i Lirisë, Phuket, Tajlandë

money.co.uk

300 m, 247 foto/metër

Ujërat e qetë që lagin plazhin Freedom, janë vetë përkufizimi i ngjyrës së bruztë. I quajtur edhe ‘Perla e Phuket-it’, ai fshihet nën një liman të vockël që rrethohet nga xhunglat tropikale dhe pemët e larta të arra kokosit.

Ky plazh ofron vetëm 2 restorante origjinale që ju lejojnë të shijoni rërën e bardhë dhe ujin e kristaltë, ndërkohë që provoni pjatën tradicionale, Pad Thai.

13- Cala Goloritzè, Baunei, Itali

money.co.uk

166 m, 248 foto/metër

Një plazh i vogël por shumë unik, Cala Goloritze karakterizohet nga nuanca të pabesueshme të blusë dhe të gjelbrës. I gjendur në buzë të një lugine të thellë të krijuar nga një rrëshqitje dheu në vitin 1962 – ky plazh është një shembull ideal i një parajse turistike në Sardenjë.

Një veçanti e kësaj pike është sporti i zhytjes nën ujë për të shijuar shumëllojshmërinë e botës së gjallë që gjendet në këtë zonë.

12- Plazhi Margate, Kent, Angli

money.co.uk

200 m, 265 foto/metër

Nëse do t’ju duhej të përshkruanit një vend klasik britanik buzë detit, plazhi Margate është pikërisht ai. Ky plazh ofron një pishinë baticash, park lojërash dhe trena të shpejtë. Një miks i detit me pak argëtim me familjen dhe shoqërinë.

11- Cala Saona, Formentera, Spanjë

money.co.uk

140 m, 282 foto/metër

Duket si një skenë e shkëputur direkt nga një kartolinë evropiane, Cala Saona i ofron vizitorëve një shans për të kaluar ditën duke marrë rreze, notuar dhe para se të shijosh jetën e natës, bëhu pjesë e një perëndimi marramendës ngjyrë rozë, që në verë në Spanjë mund të zgjasë deri në 10 të mbrëmjes.

10 – Plazhi Blue Point, Bali

money.co.uk

105 m, 287 foto/metër

Ky është një plazh mahnitës me korale dhe mund të aksesohet vetëm me anë të një ngushtice sekrete mes kodrave që e rrethojnë atë. Udhëtimi i vështirë e bën të shijohet edhe më tepër këtë thesar në Balin e largët.

Plazhi ofron disa pishina që formohen në mënyrë natyrale, rërën e butë dhe për ata që e duan ushqimin, restorantet e shumta të peshkut ju japin një mundësi të shijoni një pjatë tradicionale me pamje nga deti ku lundrojnë sërfistë nga e gjithë bota.

9 – Plazhi Boulders, Cape Town, Afrikë e Jugut

money.co.uk

420 m, 323 foto/metër

Në këtë plazh keni mundësinë të rrethoheni nga vendasit e famshëm – një koloni pinguinësh afrikanë. Në fakt është i vetmi vend në botë ku mund t’i afroheni kaq pranë këtyre krijesave kaq të veçanta, që janë arsyeja pse mbi 60.000 vizitorë vijnë çdo vit në këtë plazh.

Epo, ata dhe pamjet spektakolare buzë detit.

8 -Praia do Camilo, Lagos, Portugali

money.co.uk

100 m, 325 foto/metër

Një nga ikonat e Algarve, ky plazh ofron rërë ngjyrë ari dhe ujëra të kaltërt, që së bashku përfaqësojnë një foto në Instagram që vetëm pret të shkrepet.

Në mënyrë që të arrini deri tek rëra, do t’ju duhet të zbrisni 200 shkallët e drunjta që gjarpërojnë rreth e rrotull kodrave me nuanca të portokallta.

7- Tenby North, Uells

money.co.uk

770 m, 343 foto/metër

Tenby North është një copëz parajse uellsiane. I rrethuar nga shtëpizat e lyera ngjyrë pastel dhe kodrat e thyera, plazhi me pamje nga lindja është një vend që e thith diellin në mënyrë të natyrshme ndaj mos u shqetësoni, ai nuk vuan nga ditët gri.

6- Gjiri Hanauma, Hawaii

money.co.uk

570 m, 345 foto/metër

Një nga destinacionet turistike më të famshme ne Ishullin O’ahu, në lagjen e Honolulu-së lindor, ky gji duket sikur është marrë direkt nga filmi i famshëm i Disney-t ‘Moana’.

Përveçse duket bukur, është edhe një vend që tregon shumë kujdes për natyrën duke u bërë distrikti i parë në Hawaii që mbron dhe konservon ekosistemin dhe jetën nënujore.

5- Plazhi Navagio, Zakynthos, Greqi

money.co.uk

182 m, 403 foto/metër

Kjo copëz toke kaq magjepsëse njihet edhe pasi në vitin 1983, këtu u gjend një anije e mbytur me cigare kontrabandë. Që atëherë, ai konsiderohet si një nga plazhet më të bukura në Greqi, falë kodrave gjigande që e rrethojnë dhe ujërave të kristaltë.

4- Plazhi Tropea, Kalabria, Itali

money.co.uk

115 m, 423 foto/metër

Një vend bregdetar klasik italian me një sharm që e karakterizon detin etrusk. Ai njihet edhe me emrin ‘Bregdeti i zotërave’, duke e bërë një nga vendet me të preferuara për turistët dhe vendasit.

Teksa rehatohesh në plazh, je i rrethuar nga kodra dramatike, dhe qytetin historik që sheh mbi këtë peizazh vërtetë epik.

3- Plazhi Railay, Tailandë

money.co.uk

450 m, 587 foto/metër

Dikur një fshat i qetë peshkatarësh, plazhi Railay tashmë është kthyer në një atraksion turistik të preferuar në rang botëror. Ajo që e bën këtë vend edhe më të veçantë është fakti që është i ndarë nga pjesa tjetër e kontinentit me anë të një vargu kodrash të thepisura, që do të thotë se ky plazh është i arritshëm vetëm me varkë.

Një plazh plot karakter dhe rërë të bardhë, që nuk duhet humbur.

2 – Plazhi Bondi, Sidnei, Australi

money.co.uk

1,000 m, 1,776 foto/metër

Një nga atraksionet më të mëdha në Australi për turistët dhe vendasit njëkohësisht, – rëra në formën e një gjysmëhëne në Bondi Beach pozicionohet në mënyrë të favorshme, vetëm 7 kilometra nga qendra e Sidnei-t.

Emrin e ka marrë nga fjala aborigjene ‘Bondi’ që do të thotë “uji që çan gurët’. Ky destinacion ka edhe detin edhe qytetin në një.

1- Plazhi Kelingking, Nusa Penida, Bali

money.co.uk

80 m, 4,227 foto/metër

I kurorëzuar si plazhi më i bukur në botë nga ky studim, Kelingking i Bali-it është vetëm 80 m dhe për çdo metër të lavdishëm, është shkrepur një total prej 4,227 fotosh.

Nuk është habi që ky destinacion të jetë më i famshmi, kur konsideron kodrat në formën e dinozaurit, apo sfondin mbresëlënës të detit ngjyrë blu të thellë dhe gjelbërimin rreth e rrotull që ofrojnë bimët tropikale.

LEXONI GJITHASHTU

Etiketimet

Tensione mes Francës dhe Britanisë për emigrantët, zgjidhja e problemit ende larg

Në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u mbytën në kanalin e La Manshit janë të vështira. Që prej 2018-s,...

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

8 viktima nga COVID-19, mbi 400 raste të reja në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 8 humbje jete dhe mbi 400 raste të reja me COVID-19. Viktimat janë dy qytetarë nga...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER