OBSH ngre shqetësimin se dyndja e tifozëve për finalen e Euro 2020 mund të përhapë më tej COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mungesa e masave kundër përhapjes së COVID-19 në ndeshjen dhe aktivitetet kushtuar finales së Euro 2020 është  konsideruar “shkatërrimtare” nga një prej drejtueseve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Maria Van Kerkhove, epidemiologe e sëmundjeve infektive dhe Drejtuese Teknike e OBSH-së për pandeminë e COVID-19, shkroi me zemërim në Twitter të dielën për skenat me grumbullime të shumta tifozësh para dhe gjatë ndeshjes të së dielës Angli-Itali.

Rreth 60,000 tifozë anglezë dhe italianë ishin prezent në stadiumin Wembley të Londrës për të parë ndeshjen. Shumica prej tyre nuk kishin maska dhe nuk patën mundësi për të respektuar distancën fizike.

Van Kerkhove ka shprehur shqetësimin se ky event do të rrisë përhapjen e COVID-19, duke përfshirë variantin më ngjitës të virusit, Delta.

“A duhet të kënaqem duke parë se si po ndodh përhapja [e COVID-19] para syve të mi?” – shkroi në Twitter, Kerkhove duke i përshkruar skenat si “shkatërruese”.

“Pandemia COVID-19 nuk e ka marrë pushim sot. Varianti COVID-19 Delta mund të përfitojë nga njerëzit e pavaksinuar, në mjedise të mbushura me njerëz, të pa-maskuar, duke bërtitur dhe kënduar,” – vijoi Van Kerkhove.

Britania e Madhe po përjeton një valë infeksionesh me COVID-19 për shkak të variantit të ri Delta, i pikasur fillimisht në Indi.

Gjatë kampionatit evropian qeveria gjermane kërkoi nga UEFA që të rishikonte vendimin për t’i zhvilluar ndeshjet me kapacitet të madh spektatorësh.

Pavarësisht shqetësimeve, kryeministri britanik Boris Johnson konfirmoi vendimin për të lejuar spektatorët me treçerekun e kapaciteteve, ndërsa më 19 korrik ai ka paralajmëruar heqjen e masave kufizuese.

LEXONI GJITHASHTU

Etiketimet

Mijëra qytetarë nderojnë 3 viktimat e sulmit me armë në Deçan

Mijëra qytetarë në Deçan kanë ndezur qirinj për tre personat që u vranë mbrëmjen e së premtes pas një sulmi me armë ndaj një...

Festat e Nëntorit, kalendari i aktiviteteve që mund të ndiqni më 28-29 nëntor

Aktivitetet për fesat e Nëntorit kanë nisur që të premten në Tiranë, me ekspozita dhe diskutime për figurat e rëndësishme që kontribuuan në pavarësinë. Në...

“Konaku i Rrajcës” aktiviteti që ruan trashëgiminë folklorike të zonës

Me qëllim ruajtjen e traditave dhe kulturës të zonës, si dhe përcjelljen te brezat e rinj një grup artistësh nga Rrajca kanë organizuar "Konakun...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER