Nismë Turqi-SHBA për njohjen e Kosovës, Erdogan: Do të bisedoj me Biden në Asamblenë e OKB-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në kohën kur në Bruksel dialogu Kosovë Serbi vijon të karakterizohet nga tensionet dhe mosmarrëveshje, Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan është gati të ndërmarrë një fushatë të re për të siguruar që sa më shumë vende të njohin Kosovën si shtet.

Dhe këtë proces ai beson se do ta realizojë në bashkëpunim me kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Siç raporton agjencia e lajmeve Reuters,  në një deklaratë për mediat Erdogan u shpreh se shpreson se çështjen e njohjes ndërkombëtare të Kosovës do ta hapë në bisedimet me presidentin amerikan, Joe Biden, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila mblidhet në vjeshtë.

Erdogan theksoi se do të propozojë një punë të përbashkët mbi këtë çështje, për të rritur numrin e vendeve që e njohin Kosovën.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, por sipas listës së publikuar nga  Ministria e Jashtme të Kosovës, janë 117 vende që e njohin deri më tani  pavarësinë.

Serbia, me Marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit, 2020, është zotuar se  do të  ndalë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, ndërsa Kosova ka marrë mbi vete obligimin që të mos aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Përfundon misioni ‘Inspiration 4’, rikthehet nga hapësira ekuipazhi i parë i civilëve

Ekuipazhi me civilë i “SpaceX” është rikthyer me sukses në Tokë pas tre ditëve udhëtim në hapësirë. Ekipi i “Inspiration 4” u ul në ujërat...

Rusët zgjedhin sërish Putin, kritika për votim të detyruar dhe mbushje të kutive të votimit

Partia në pushtet ‘Rusia e Bashkuar’ ka festuar fitoren në zgjedhjet parlamentare. “Sot,  përfunduan zgjedhjet për parlamentin. Zgjedhje shumë të rëndësishme që do të përcaktojnë...

Gjermania drejt zgjedhjeve, tre kandidatët për kancelarë përballen në debatin e fundit televiziv

Përpara zgjedhjeve të 26 shtatorit, tre kandidatët që synojnë të pasojnë kancelaren Angela Merkel u përballën në debatin e tretë dhe të fundit televiziv....

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER