Numër rekord prej 430 refugjatësh kalojnë Kanalin e la Manshit në Angli brenda një dite

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Autoritet britanike konfirmojnë se këtë të hënë, rreth 430 refugjatë kaluan Kanalin Anglez në mënyrë të paligjshme.

Sipas PA news, kjo shifër përfaqëson rekordin e ri të hyrjeve për një ditë.

“Ka një rritje të papranueshme të kalimeve me barka të vogla përtej kanalit për shkak të një vërshimi të emigrantëve të paligjshëm në të gjithë Evropën,” shprehen autoritetet kufitare britanike.

“Ju bëjmë thirrje këtyre refugjatëve që ata duhet të kërkojnë azil në shtetin e parë të sigurt në të cilin gjenden, dhe jo të rrezikojnë jetën duke ndërmarrë të tilla kalime të rrezikshme. Ndërkohë, ne vazhdojmë të ndjekim kriminalët mbrapa këtyre skemave ilegale,” shtuan ata.

Mbretëria e Bashkuar kërkon të çojë në parlament një projekt ligj për Kufijtë Kombëtar, i cili nëse mbështetet dhe hynë në fuqi, do ta quaj vepër të jashtëligjshme e të dënueshme me 4 vite, ardhjen në Britani të Madhe ilegalisht.

Në të njëjtën kohë, ky ligji parashikon që azil kërkuesit të dërgohen në njërin nga “shtetet e sigurta të botës së tretë” në mënyrë që ata ta bëjnë kërkesën nga atje.

Kanali Anglez apo Kanali i la Manshit është një ndër rrugët më të zëna të transportit me anije në të gjithë botën, ndaj edhe kjo përpjekje për të hyrë në Britaninë e Madhe ilegalisht thuhet të jetë tejet e rrezikshme.

Sidoqoftë, numri i atyre që e ndërmarrin këtë udhëtim me rrezik po vjen gjithnjë e më në rritje.

LEXONI GJITHASHTU

Etiketimet

Sopranoja Ermonela Jaho: Në momentin që nuk do kem emocione, do ta lë këtë zanat

“Në momentin që nuk do kem emocione unë do ta lë këtë zanat”. Kështu u shpreh për Euronews Albania, sopranoja e njohur Ermonela Jaho...

‘Grusht shteti brenda partisë’, Bejko dhe Bumçi përplasen për përjashtimin e Berishës

Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi dhe Roland Bejko debatuan në Euronews Albania sa i takon legjitimitetit të vendimit...

‘S’mund të jetojmë dot pa artin’, Ermonela Jaho tregon emocionet në Teatrin e Operas dhe Baletit

Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se gjatë performancës së saj në Teatrin e Operas dhe...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER