Meka nën kujdesin e grave, për herë të parë ushtare në vendin e shenjtë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

E frymëzuar nga karriera e të atit, Mona vendosi t’i bashkohej ushtrisë dhe grupit të parë të grave saudite që kujdesen për sigurinë në vendet më të shenjta të Islamit.

Që prej muajit prill, dhjetëra gra ushtare janë bërë pjesë e shërbimeve të sigurisë që monitorojnë pelegrinët në Mekë dhe Medina, dy vendet e lindjes së Islamit.

E veshur me uniformën ushtarake ngjyrë kaki, pantallona të gjera dhe një berretë të zezë mbi vellon që i mbulon flokët, Mona e kalon turnin e saj duke lëvizur në Xhaminë e Madhe të Mekës.

“U futa në ushtri për të ndjekur gjurmët e babait tim, që u prehtë në paqe dhe ja ku jam, duke qëndruar në Xhaminë e Madhe në Mekë, vendi më i shenjtë. Kujdesi për besimtarët është një detyrë fisnike”, tregon ushtarja saudite.

Princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman ka çuar përpara reforma ekonomike dhe sociale në kuadër të planeve të tij për të modernizuar mbretërinë konservatore myslimane dhe për të tërhequr investime të huaja.

Në kuadër të planit të tij, i koduar si “Vizioni 2030”, princi hoqi ligjin që ndalonte gratë të drejtonin makinën, u lejoi grave të udhëtonin pa lejen e gardianëve dhe u garantoi atyre më shumë kontroll për çështjet familjare.

Së fundmi, për shkak të pandemisë së coronavirusit, mbretëria e ka kufizuar pelegrinazhin në Mekë vetëm për qytetarët e saj, duke u ndaluar aksesin për të dytin vit rresht miliona vizitorëve nga vende të tjera.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER