Emiratet e Bashkuara ‘krijojnë shi’ me anë të robotëve për të luftuar të nxehtin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shteti arab po përdor robotë fluturues për të ‘gënjyer’ retë, në mënyrë që të shtojnë reshjet e shiut në temperatura mbi 40 ° Celsius.

Por si ja kanë dalë ta bëjnë këtë? Robotët dronë fluturojnë brenda në re dhe çlirojnë ngarkesa elektrike, gjë që nxit formimin e pikëzave të ujit që shkarkohen si reshje.

Nëse në Shqipëri bie një mesatare prej 1,485 mm shi në vit, një shifër që çuditërisht ja kalon edhe Anglisë e cila njihet për motin gri, në Emiratet e Bashkuara mesatarja është vetëm 100 mm në vit.

Ama sigurisht, ka edhe skeptikë që dyshojnë në rezultatin e tyre apo edhe në vetë ndërhyrjen me forcë në natyrë.

Manipulimi i motit mund të kthehet në të vetmen mundësi për të ndihmuar vendet që vuajnë nga thatësirat, dhe ngrohja globale po sjell gjithnjë e më tepër pasiguri për të ardhmen.

Teknika të tjera që ky shtet përdor për të ‘krijuar’ shi përfshijnë hedhjen e kripës brenda në re, apo edhe kimikate të tjera që shpejtojnë formimin e pikëzave të ujit.

Këto teknika janë quajtur ‘mbjellja e reve’ dhe vende si Kina e India kanë nisur të eksperimentojnë me to pasi mund t’i shtojnë reshjet deri në 35%.

LEXONI GJITHASHTU:




Etiketimet

Kryeministri i Kosovës viziton familjet që humbën të dashurit në aksidentin e Kroacisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime dy familje në Deçan dhe Junik që humbën të afërmit e tyre në aksidentin tragjik të...

5 vatra zjarri në të gjithë vendin, më kritiket në Karaburun dhe Kurbin

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) thotë se janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të...

U kualifikua në finalen e Lojërave Olimpike, Luiza Gega: Doja të kisha një kujtim të bukur

Atletja shqiptare, Luiza Gega arriti që të kualifikohej në finalen e atletikës për 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike që po zhvillon në...

















Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER