Liverpool jashtë UNESCO-s, shkak projekti i ri urban

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qyteti britanik Liverpool nuk do të jetë pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Liverpool-it iu hoq ky status sepse ndërtesat e reja nga projekti i ri urban dëmtojnë bukurinë e stilit arkitektonik viktorian.

Qyteti britanik u cilësua nga UNESCO si trashëgimi botërore në vitin 2004.

Ky është qyteti i lindjes së grupit të famshëm Beatles, i cili u vendos në listën e trashëgimisë në njohje të rolit të tij si një nga portet më të rëndësishme të botës gjatë shekujve 18 dhe 19 dhe për bukurinë arkitektonike.

Autoritetet angeleze janë paralajmëruar që nga viti 2012 se ky qytet mund të hiqej nga lista, pasi sipas UNESCO-s planet për banesa dhe zyra do të shkatërronin pamjen e qytetit.

Kryetarja e bashkisë së qytetit tha se vendimi është “i pakuptueshëm” dhe se do të bisedojë me qeverinë britanike për të vlerësuar nëse mund të apelojë vendimin.

 

LEXONI GJITHASHTU:




Etiketimet

Kryeministri i Kosovës viziton familjet që humbën të dashurit në aksidentin e Kroacisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime dy familje në Deçan dhe Junik që humbën të afërmit e tyre në aksidentin tragjik të...

5 vatra zjarri në të gjithë vendin, më kritiket në Karaburun dhe Kurbin

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) thotë se janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të...

U kualifikua në finalen e Lojërave Olimpike, Luiza Gega: Doja të kisha një kujtim të bukur

Atletja shqiptare, Luiza Gega arriti që të kualifikohej në finalen e atletikës për 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike që po zhvillon në...

















Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER