SHBA-ja dhe Gjermania arrijnë marrëveshjen për gazin rus në Evropë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania arritën një marrëveshje që do të lejojë përfundimin e tubacionit të gazit rus në Evropë, “Nord Stream 2”, pa vendosjen e sanksioneve të mëtejshme nga SHBA-ja.

Sipas kësaj marrëveshjeje Gjermania dhe SHBA do jenë të gatshme për të kundërshtuar çdo përpjekje të ardhshme ruse për të përdorur tubacionin si një mjet politik.

Të dyja shtetet ranë dakord të mbështesin Ukrainën dhe Poloninë, të cilat e cilësojnë projektin një kërcënim të sigurisë.

Në një deklaratë të përbashkët, dy ministrat e jashtëm të vendeve, e quajtën marrëveshjen “të pamjaftueshme”.

Në një deklaratë të përbashkët, të dy qeveritë thanë se ishin “të bashkuar në vendosmërinë e tyre për ta përcaktuar Rusinë përgjegjëse për agresionin dhe aktivitetet malinje”, referuar kryesisht mbështetjes ruse për separatistët në Ukrainë.

Prej kohësh ishte ngritur shqetësimi se “Nord Stream 2” mund t’i japë Rusisë më shumë fuqi mbi furnizimet e gazit evropian ose të lejojë që gazi të mbyllet për kundërshtarët e Rusisë.

Por, gazsjellësi është pothuajse i përfunduar dhe gjatë të gjithë procesit ka pasur mbështetjen e palëkundur të kancelares gjermane, Angela Merkel.

Gjermania ka rënë dakord të nënshkruajë marrëveshjen ‘Iniciativa e Tre Deteve’, një skemë e promovuar nga BE dhe SHBA që synon të rrisë sigurinë e energjisë midis vendeve në kufi me detin Baltik, Detin e Zi dhe Adriatik.

 

LEXONI GJITHASHTU:




Etiketimet

Kryeministri i Kosovës viziton familjet që humbën të dashurit në aksidentin e Kroacisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime dy familje në Deçan dhe Junik që humbën të afërmit e tyre në aksidentin tragjik të...

5 vatra zjarri në të gjithë vendin, më kritiket në Karaburun dhe Kurbin

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) thotë se janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të...

U kualifikua në finalen e Lojërave Olimpike, Luiza Gega: Doja të kisha një kujtim të bukur

Atletja shqiptare, Luiza Gega arriti që të kualifikohej në finalen e atletikës për 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike që po zhvillon në...

















Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER