Facebook ndalon publikimin e materialeve të lidhura me Talebanët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Facebook ka ndaluar materialet e Talebanëve dhe grupet mbështetëse të tyre pasi platforma e rrjetit social thekson se ata janë organizatë terroriste.

Kompania i tha BBC-së të martën se ka angazhuar një grup pune të posaçëm për të monitoruar dhe hequr çdo material që lidhet me Talebanët.

Prej vitesh Talebanët kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të përhapur mesazhet e tyre.

Ekspertët e teknologjisë janë të shqetësuar se rikthimi i Talebanëve në pushtet mund të sprovojë edhe më tej rrjetet sociale në parandalimin e dhunës, apo gjuhës së urrejtjes.

Facebook thekson se nuk merr parasysh qasjet që do të kenë shtetet e ndryshme ndaj regjimit të Talebanëve, – njohjen apo jo të pushtetit, – por do të veprojë në bazë të qasjes që do të mbajnë autoritetet ndërkombëtare.

Raportime të ndryshme ndërkombëtare thonë se Talebanët po përdorin edhe WhatsApp-in, një aplikacion që zotërohet gjithashtu nga Facebook.

Zyrtarë të Facebook-ut i thanë BBC-së se do të veprojnë për t’i bllokuar edhe llogaritë në WhatsApp nëse do faktohet se qarkullojnë materiale të dyshimta.

Kompanitë e tjera të rrjeteve sociale janë duke u përballur me të njëjtën sprovë se si të veprojnë në lidhje me materialet e Talebanëve.

Twitter nuk lejon përdoruesit të promovojnë terrorizëm apo gjuhë urrejtjeje, ngjashëm edhe YouTube.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Mijëra qytetarë nderojnë 3 viktimat e sulmit me armë në Deçan

Mijëra qytetarë në Deçan kanë ndezur qirinj për tre personat që u vranë mbrëmjen e së premtes pas një sulmi me armë ndaj një...

Festat e Nëntorit, kalendari i aktiviteteve që mund të ndiqni më 28-29 nëntor

Aktivitetet për fesat e Nëntorit kanë nisur që të premten në Tiranë, me ekspozita dhe diskutime për figurat e rëndësishme që kontribuuan në pavarësinë. Në...

“Konaku i Rrajcës” aktiviteti që ruan trashëgiminë folklorike të zonës

Me qëllim ruajtjen e traditave dhe kulturës të zonës, si dhe përcjelljen te brezat e rinj një grup artistësh nga Rrajca kanë organizuar "Konakun...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER