Rreth 13.400 njerëz u evakuuan me aeroplan nga Afganistani të mërkurën, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Ky e çon numrin total të të shpërngulurve nga SHBA dhe partnerët e saj të koalicionit në rreth 95.700 që nga 14 gushti.
Ndërkohë, më shumë se 14.500 të evakuuar nga Afganistani kanë zbarkuar në Bazën Ajrore Ramstein në Gjermani, objekti më i madh i Forcave Ajrore të SHBA jashtë Amerikës.
Të mërkurën, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se pavarësisht ritmit të transportit ajror, Departamenti i Shtetit vendosi se deri në 1.500 qytetarë amerikanë mund të qëndrojnë ende në terren në Afganistan.
LEXONI GJITHASHTU:
- Një ‘sulm fatal’ mund të ndodhë në aeroportin e Kabulit në orët e ardhshme, thotë ministri britanik
- Afganët tërheqin paratë, radhë të gjata përpara institucioneve bankare në Kabul
- Banka Botërore ngrin financimet për Afganistanin