Putin miraton 170 euro bonus për policinë dhe ushtrinë para zgjedhjeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti rus Vladimir Putin ka miratuar 170 euro bonus për pagat e zyrtarëve policorë dhe ushtarakë.

Dekreti presidencial tha se pagesat ishin krijuar për të ndihmuar punonjësit e emergjencës, ndërsa kritikët e kanë konsideruar këtë vendim si “inkurajim” për ushtrinë dhe policinë që të votojë për partinë e Putin në zgjedhjet parlamentare të muajit të ardhshëm.

Javën e kaluar, një bonus i ngjashëm prej 110 euro iu ofrua pensionistëve.

Rusia ka rreth 42 milionë pensionistë dhe të paktën 1.7 milionë policë, ushtri dhe roje kombëtare. Të dy grupet tradicionalisht votojnë për Rusinë e Bashkuar, kryesuar nga Putin, por partia po përballet me kritika të forta para zgjedhjeve.

Qytetarët rusë kanë shprehur zemërimin ndaj rënies së standardit të jetesës në vend që nga viti 2014, shoqëruar me një rritje të çmimeve të konsumit.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Etiketimet

Gjendet i vdekur në apartament një çift në Golem

Një çift në Golem të Kavajës është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së shtunës. Burri M. J., 60 vjeç, banues në Golem  dhe gruaja...

Tensione mes Francës dhe Britanisë për emigrantët, zgjidhja e problemit ende larg

Në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u mbytën në kanalin e La Manshit janë të vështira. Që prej 2018-s,...

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER