5G, fokusi kryesor i Apple tek të gjithë pajisjet e reja përfshi iPhone 13

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këtë të martë, Apple Inc pritet të prezantojë iPhone-t e ri dhe modelet e reja të orëve Apple të cilat do të kenë përditësime të vockla në paraqitje por analistët presin që këto pajisje popullore të luajnë një rol të pakrahasueshëm në tërheqjen e konsumatorëve ndaj planeve të reja 5G.

Vitin e shkuar, Apple nxori në treg iPhone 12, i cili kishte një pamje te re si dhe ishte pajisja e parë në treg që mund të lidhej me 5G. Këtë vit, analistët presin disa ndryshime modeste në aspektin mekanik dhe një fokus edhe më të thellë tek 5G-ja.

Sipas ekspertëve, iPhone 13 pritet të jetë një telefon i ri por nuk do të duket shumë ndryshe nga versioni i mëparshëm, iPhone 12. Mes ndryshimeve pritet të jetë Wi-Fi dhe procesorë më të shpejtë si dhe përditësime në cilësinë e videove si mjegullimi i sfondit etj.

Apple po i hedh në treg produktet e saj më të reja në një kohë kur në sfond kompania po haset me padi dhe shqetësime rreth keqpërdorimit të privatësisë si dhe parandalimin e konkurrencës së drejtë.

Këtë të hënë, kompania lëshojë disa përditësime emergjente për përdoruesit pasi ekspertë të sigurisë zbuluan një defekt që i lejonte disa viruse tepër invazive dhe përgjuese nga grupi izraelit NSO Group, të infektonin çdo lloj pajisjeje Apple me një klikim të vetëm.

Ndërkohë, javën e shkuar një gjyqtar federal i SHBA deklaroi vendimin se kompania Apple nuk ishte në fakt e angazhuar në praktika monopolizuese, por gjyqtarja i tha drejtuesve të kompanisë se ata duhet t’i lejonin krijuesit e aplikacioneve të komunikonin me konsumatorët dhe të reklamonin mënyra pagese përveç App Store, gjë që do t’i lejonte ata të ulnin koston e komisionit që i detyrohen Apple.

Apple ka pranuar të paguajë rreth $100 milionë dollarë në dëmshpërblime ndaj krijuesve të vegjël të aplikacioneve, por ata do ta apelojnë vendimin.

LEXONI GJITHASHTU: 

Etiketimet

Targat Kosovë-Serbi, Agon Maliqi: E rëndësishme që Kurti dhe Rama të gjejnë gjuhën e përbashkët

Analisti Agon Maliqi u shpreh se qeveria Kurti ka një mbështetje në opinionin publik pas nismës për të zbatuar reciprocityetin e targave me Serbinë,...

Demush Shasha për reciprocitetin: Kosova për herë të parë po përcakton rrjedhën e dialogut

Drejtori i Institutit Hulumtues për Politika Evropiane, Demush Shasha e cilëson legjitim dhe strategjik vendimin e qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetet për...

Kreshnik Çollaku: Kosova duhet të dalë nga kompleksi ekzistencial

Kreshnik Çollaku, deputet i Partisë Demokratike, shprehet se Kosova përmes reciprocitetit me Serbinë del nga kompleksi “ekzistencial” ku ka hyrë përmes dialogut. Sipas tij, nuk...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER