Opozita ruse jashtë loje, pritet dominimi i partisë së Putin në zgjedhje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qytetarët rusë do të votojnë për parlamentin e ri nga e premtja deri të dielën, në një kohë kur skena politike e vendit mbetet e dominuar nga fraksioni i presidentit Vladimir Putin.

Vetëm 14 parti nga 32 të deklaruara fillimisht u regjistruan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Subjektet politike në fjalë gëzojnë “privilegjin parlamentar”, siç njihet e drejta për të nominuar kandidatë pa mbledhur firma.

Në këto kushte, synimi kryesor i partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar, është të sigurojë një proces elektoral të qetë, që të mund të konsiderohet legjitim – thotë studiuesi Andrei Kolesnikov për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

“Interesi i autoriteteve është që zgjedhjet të mbahen dhe të konsiderohen legjitime, me pak skandale dhe në një atmosferë paqësore, në mënyrë që njerëzit të vazhdojnë t’i konsiderojnë ato përfaqësuesit e pjesës dërrmuese të opinionit publik dhe në mënyrë që të krijohen bazat që Vladimir Putin të rizgjidhet në presidencialet e vitit 2024. Teknikisht ata duan mazhorancë absolute, por mbetet për t’u parë se si kjo do të arrihet”, tha Andrei Kolesnikov, aktivist rus.

Forcat e opozitës dhe shoqëria civile janë të çorganizuar dhe të çorientuar pas një vale burgimesh dhe procesesh gjyqësore në dëm të tyre.

Aleatët e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, u kanë bërë thirrje rusëve që të votojnë për komunistët, në mënyrë që të dëmtohet Rusia e Bashkuar.

Partia në fjalë, që ka fituar çdo zgjedhje parlamentare që nga ardhja në pushtet e Putin, pritet ta ruajë dominimin, edhe pse popullariteti i saj ka rënë dhe kundërshtarët thonë se Kremlini po punon për t’i mbajtur rivalët larg zgjedhjeve.

Etiketimet

Gjendet i vdekur në apartament një çift në Golem

Një çift në Golem të Kavajës është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së shtunës. Burri M. J., 60 vjeç, banues në Golem  dhe...

Tensione mes Francës dhe Britanisë për emigrantët, zgjidhja e problemit ende larg

Në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u mbytën në kanalin e La Manshit janë të vështira. Që prej 2018-s,...

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER