Australia mbron paktin me SHBA dhe Britaninë, Kina flet për “Luftë të Ftohtë”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Australia ka mbrojtur ndryshimin e vendimit të saj për të blerë nëndetëse nga Franca pas një pakti për sigurinë me SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeministri, Scott Morrison mohoi akuzat se Australia ka gënjyer duke thënë se Franca ishte paralajmëruar për prishjen e marrëveshjes.

Nga ana e saj Franca thotë se pakti “Aukus”, ka çuar në një “krizë serioze” mes aleatëve.

Me një lëvizje të paprecedentë, ata thirrën ambasadorët në SHBA dhe Australia në shenjë proteste.

Në bazë të paktit “Aukus”, Australisë do t’i ofrohet teknologjia për të ndërtuar nëndetëse me fuqi nukleare si një mënyrë për t’iu përgjigjur ndikimit të Kinës në zonën e kontestuar të detit të Kinës Jugore.

Ky pakt i ka dhënë fund marrëveshjes 37 miliardë dollarë që Australia kishte nënshkruar në 2016 me Francën për të ndërtuar 12 nëndetëse.

Franca thotë se është vënë në dijeni për paktin vetëm disa orë para se ajo të bëhej publike.

Morrison tha se e kuptonte zhgënjimin e Francës, por marrëveshja ishte një kosto e madhe për taksapaguesit australianë.

Reagimi i tij erdhi pas deklaratës së bërë nga ministri i Jashtëm francez. Jean-Yves Le Drian, i cili tha se Australia ka gënjyer dhe ka thyer besimin.

Përmes këtij pakti të ri Australia do të bëhet vendi i shtatë në botë që do të ketë nëndetëse bërthamore.

Vendet që kanë nëndetëse nukleare janë SHBA (68), Rusia (29), Kina (12), Mbretëria e Bashkuar (11), Franca (8) dhe India (1).

Kina ka akuzuar tri vendet se kanë nënshkruar marrëveshje për sigurinë nga mentaliteti i Luftës së Ftohtë.

Etiketimet

Ambasadori austriak: Në aspekt teknik, negociatat mund të hapen në çdo moment

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner deklaroi për Euronews Albania se negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të nisin shumë shpejt. “Në fillim...

Drejtori i Transportit Publik në Tiranë: S’do rritje të çmimit të abonesë dhe biletës

Drejtori i Transportit Publik në Tiranë, Enton Punavia deklaroi për Euronews Albania se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës apo abonesë...

“Mësova shqip për dy vjet”, ambasadori austriak: Shijoj mikpritjen shqiptare dhe ushqimin

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner ka treguar për emisionin “Mirëmëngjes” se ka filluar të mësojë gjuhën shqipe dy vite më parë. Gjatë intervistës me...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER