OKB ngre alarmin, ngrohja globale po vë në rrezik jetën në Tokë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Organizat e Kombeve të Bashkuara paralajmërojnë shtetet që të përditësojnë planet e tyre për klimën.

Pavarësisht të gjithë premtimeve të shteteve për të marrë masa, planeti po vazhdon rrugën drejtë një rritje temperaturash që priten të kapin nivele që vënë në rrezik vetë jetën në tokë.

Ekspertët e OKB kanë shqyrtuar planet e më shumë se 100 shteteve në botë dhe kanë arritur në përfundimin se po ecim në drejtimin e gabuar.

Por kjo analizë e re, tregon se në vend që të ulen, këto emetime do të rriten me 16% deri në vitin 2030.

Kjo mund të ndikojë që eventualisht temperaturat të rriten me 2.7 gradë celsius mbi nivelet para revolucionit industrial – një vlerë jashtëzakonisht e lartë në krahasim me limitet e vendosura nga Komuniteti Ndërkombëtar.

“Kjo rritje me 16% është një shqetësim i jashtëzakonshëm,” – shprehet Patricia Espinosa, krye negociatoria për klimën në OKB.

Është një paralajmërim i ashpër rreth përmasës reale të sfidave me të cilat përballet konferenca COP26 për klimën, e cila pritet të mbahet në Glasgow të Skocisë, pas vetëm 6 javësh.

Qëllimi kryesor i kësaj ngjarjeje madhore është të mbajë shpresat gjallë se ulja e ritmit të ngrohjes globale është e mundur dhe se shtetet me kontributin kryesor duhet të binden sa më parë për të ndërmarrë masa dhe të ulin emetimet.

Sipas rregullave të vendosura në Marrëveshjen e Parisit rreth ndryshimeve klimaterike, çdo shtet duhet të përditësoj planet për të reduktuar emetimet e karbonit çdo 5 vite.

Por, OKB thonë se prej 191 shteteve pjesëmarrëse në këtë marrëveshje, vetëm 113 kanë arritur të prodhojnë propozime që mund të kenë një ndikim real.

Drejtuesi i konferencës COP26 të këtij viti dhe ministri britanik, Alok Sharma është shprehur se pa marrjen e masave dhe përfshirjen e të gjithë shteteve, sidomos ekonomive më të mëdha, përpjekjet rrezikojnë të mos kenë ndikimin e duhur.

  • Një studim i Institutit të World Resources and Climate Analytics tregon se Kina, India, Arabia Saudite dhe Turqia- së bashku janë të përgjegjshme për 33% të emetimit të gazrave serë – dhe ato ende nuk kanë paraqitur një plan konkret.
  • Gjithashtu në studim thuhet se Australia dhe Indonezia kanë të njëjtat plane për të ulur emetimet që nga viti 2015 .
  • Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe vende si Brazili, Meksika dhe Rusia pritet që t’i rrisin emetimet e tyre në vend që t’i ulin ato.

Si emetuesi kryesor i gazrave serë, Kina ende nuk ka përditësuar planet e saj për reduktimin e tyre, dhe ka ende shpresë që ata ta bëjnë një gjë të tillë gjatë konferencës së Glasgow.

Shtetet me ekonomitë më të fuqishme janë gjithashtu ato që kanë përgjegjësinë më të madhe si dhe kapacitetet e duhura për të ndërmarrë iniciativa që mund të kenë një ndikim real dhe pozitiv në të ardhmen e të gjithë planetit.

 

Etiketimet

Erdogan tërhiqet nga paralajmërimi për dëbimin e ambasadorëve

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën se ambasadorët të cilët kishte paralajmëruar se do t’i dëbonte kishin bërë një hap pas dhe...

BDI e kriminalizuar, duhet larguar nga çdo pushtet, thotë kryebashkiaku i Gostivarit

Bashkimi Demokratik për Integrim është i kriminalizuar dhe duhet larguar nga çdo pushtet, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Aleanca për Shqiptarët. Arben Taravari, njëherazi...

Vetingu i politikanëve, Basha: Të largojmë të korruptuarit. Balla: Do e shqyrtojmë sipas Venecias

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cilësoi 3 amendamentet për reformën zgjedhore, atë territoriale dhe vetingun e politikanëve si 3 prioritete absolute...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER