Rusët zgjedhin sërish Putin, kritika për votim të detyruar dhe mbushje të kutive të votimit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partia në pushtet ‘Rusia e Bashkuar’ ka festuar fitoren në zgjedhjet parlamentare.

“Sot,  përfunduan zgjedhjet për parlamentin. Zgjedhje shumë të rëndësishme që do të përcaktojnë fatin e qytetit dhe vendit tonë, strategjinë e zhvillimit të tij, sovranitetin, ekonominë, mbrojtjen sociale të qytetarëve,” – deklaroi Sergey Sobyanin, kryebashkiak i Moskës.

Sidoqoftë, partia komuniste ka arritur fitore të konsiderueshme, duke u renditura e dyta. Votat për Rusinë e Bashkuar në zgjedhjet e fundit treguan se kanë rënë.

“Ky rezultat është për shkak të situatave anormale në rajone, pjesëmarrja e votave në të cilat është më pak se një e treta e votuesve të regjistruar në vend. Por pjesëmarrja në këto rajone është gjithmonë shumë e lartë, ndërsa në qytetet e mëdha dhe rajonet protestuese është e vogël. Pesë vjet më parë ata mbështetën Rusinë e Bashkuar me mbi gjysmën e të gjitha votave,” – u shpreh analisti politik Alexandre Kynev.

Rezultati nuk ka qenë kurrë në dyshim, por videot që dyshohet se tregojnë mungesë sigurie në qendrat e votimit  kanë shtuar akuzat për mbushje të  kutive të votimit dhe votim të detyruar.

Komisioni zgjedhor ka pranuar disa parregullsi dhe thotë se incidentet do të hetohen, por që ato ishin të pakta dhe nuk do të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Etiketimet

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Mungesë produktesh e rritjesh çmimesh, konsumatorët në SHBA të prekur nga inflacioni

Amerikanët janë kapluar nga çmimet në rritje që nga shpërthimi i COVID-19 në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, spiralja inflacioniste, së bashku me zinxhirët e bllokuar...

‘Roller Coaster’ më i madh në botë inaugurohet në Dubai, ka vend për 1750 vizitorë

Dubai zyrtarisht inauguroi 'roller coster"-in më të madh në botë, 250 metra i lartë. “Roller coster” do të shërbejë që njerëzit të shohin gjithë Dubain nga...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER