Dy motra japoneze bëhen binjaket më të vjetra në botë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dy motra japoneze 107-vjeçare janë bërë pjesë e librit të rekordeve Guinness si binjaket identike më të vjetra në botë. Motrat Umeno Sumiyama dhe Koume Kodama të cilat u certifikuan nga Guinness janë mbi 107 vjeç e 300 ditë.

Rekordet Botërore Guinness thanë në një deklaratë se që nga 1 Shtatori, motrat kishin thyer rekordin e mëparshëm prej 107 vjetësh dhe 175 ditësh të vendosur nga motrat binjake Kin Narita dhe Gine Kanie – gjithashtu nga Japonia.

Umeno dhe Koume kanë lindur më 5 nëntor 1913 në ishullin Shodoshima dhe kanë përjetuar të dyja luftërat botërore.

Binjaket, të cilat momentalisht jetojnë në shtëpi të veçanta të kujdesit, morën certifikatat e tyre me postë për shkak të situatës së pandemisë së Covid-19.

Stafi i shtëpisë së kujdesit, i njërës prej motrave, tha se “Umeno ishte përlotur sapo pa certifikatën”.

Certifikatat nga Guinness iu dhanë të dyja motrave në ditën që përkonte me “Ditën e Respektit për të Moshuarit”, një festë kombëtare në Japoni.

Etiketimet

Plazh në fund të tetorit, turistë të huaj shijojnë detin dhe diellin e ngrohtë të Vlorës

Përmirësimi i kushteve të motit ka sjellë në Vlorë turistët e tetorit. Ata janë ukrainas, rus apo holandezë, por nuk mungojnë as shqiptarët nga...

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. "Ceno...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER