Portugalia vaksinon plotësisht 80% të popullsisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Portugalia ka vaksinuar 80% të popullsisë me dy dozat e vaksinës anti-COVID, sipas të dhënave zyrtare, duke u bërë kështu një nga kombet me shkallën më të lartë të vaksinimit.

Portugalia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë të njëjtën normë të vaksinimeve të plota, shkruan Reuters.

Kombi i Evropës Jugore ka vaksinuar rreth 8.2 milion njerëz nga popullsia e cila në total është pak më shumë se 10 milion.

Pothuajse të gjithë të rriturit mbi 65 vjeç dhe gjysma e të rinjve të moshës 12-17 vjeç tani janë vaksinuar plotësisht, ndërkohë që të gjithë ata mbi moshën 12 vjeç kanë të drejtë të marrin vaksinën në Portugali.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Erdogan tërhiqet nga paralajmërimi për dëbimin e ambasadorëve

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën se ambasadorët të cilët kishte paralajmëruar se do t’i dëbonte kishin bërë një hap pas dhe...

BDI e kriminalizuar, duhet larguar nga çdo pushtet, thotë kryebashkiaku i Gostivarit

Bashkimi Demokratik për Integrim është i kriminalizuar dhe duhet larguar nga çdo pushtet, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Aleanca për Shqiptarët. Arben Taravari, njëherazi...

Vetingu i politikanëve, Basha: Të largojmë të korruptuarit. Balla: Do e shqyrtojmë sipas Venecias

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cilësoi 3 amendamentet për reformën zgjedhore, atë territoriale dhe vetingun e politikanëve si 3 prioritete absolute...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER