Donald Trump hedh në gjyq “New York Times”, kërkon 100 mln $ dëmshpërblim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump ka ngritur një çështje civile ndaj mbesës së tij dhe gazetës “New York Times” për një artikull të botuar në viti 2018 që fliste për shmangie të taksave.

Çështja e ngritur në New York akuzon Mary Trump dhe gazetarët se janë përfshirë në një komplot të fshehtë për të siguruar dokumente konfidenciale.

Donald Trump në akuzën e ngritur ndaj gazetarëve Susanne Craig, David Barstow dhe Russell Buettner, pretendon se shkrimi është një “hakmarrje personale” e mbesës.

Si kompensim, ish-presidenti i SHBA ka kërkuar 100 milionë dollarë.

Mary Trump e cila ka zbuluar se ka qenë ajo burimi i historisë së publikuar në gazetën e njohur amerikane, thotë se ky është një veprim i dëshpëruar i ish-presidentit.

Sipas pretendimeve të saj, që i ka botuar dhe një libër, thuhet se Donald Trump është përfshirë në një skemë evazioni në vitet 1990 si dhe mashtrime që sollën rritjen e pasurisë që ai trashëgoi nga prindërit.

Një zëdhënës i gazetës “New York Times” duke iu përgjigjur akuzës thotë se shkrimi për taksat e Trump ishte çështje e interesit publik dhe me hapjen e gjyqit po kërkohet t’u mbyllet goja.

Etiketimet

Drejtori i Transportit Publik në Tiranë: S’do rritje të çmimit të abonesë dhe biletës

Drejtori i Transportit Publik në Tiranë, Enton Punavia deklaroi për Euronews Albania se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës apo abonesë...

“Mësova shqip për dy vjet”, ambasadori austriak: Shijoj mikpritjen shqiptare dhe ushqimin

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner ka treguar për emisionin “Mirëmëngjes” se ka filluar të mësojë gjuhën shqipe dy vite më parë. Gjatë intervistës me...

‘Asnjë përmirësim në fushën e medias’, ambasadori austriak: S’duhet të ndërhyjë qeveria apo biznesi

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” se vitin e fundit në Shqipëri nuk ka pasur asnjë përmirësim në fushën...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER