Ulen tensionet Paris-Uashington, Franca rikthen ambasadorin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të rikthejë javën e ardhshme ambasadorin francez në Shtetet e Bashkuara.

Vendimi u mor pas një bisede telefonike të zhvilluar të mërkurën me presidentin amerikan Joe Biden.

Gjatë bisedës Biden pranoi se konsultimi me Francën përpara njoftimit të paktit të sigurisë me Australinë mund ta kishte shmangur përplasjen diplomatike mes dy vendeve.

Macron dhe Biden ranë dakord për të nisur konsultimet me qëllim rikthimin e besimit reciprok.

Javën e kaluar Parisi zyrtar tërhoqi diplomatët e tij nga Uashingtoni dhe Kanberra, pasi Shtetet  e Bashkuara, Britania dhe Australia nënshkruan marrëveshjen e sigurisë të njohur si AUKUS.

Etiketimet

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. "Ceno...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Mungesë produktesh e rritjesh çmimesh, konsumatorët në SHBA të prekur nga inflacioni

Amerikanët janë kapluar nga çmimet në rritje që nga shpërthimi i COVID-19 në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, spiralja inflacioniste, së bashku me zinxhirët e bllokuar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER