COVID po bëhet më i aftë të përhapet nëpërmjet ajrit, sipas studimit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Virusi që shkakton COVID-19 mund të jetë duke u bërë më i aftë për sa i përket lëvizjes dhe përhapjes me anë të ajrit, sugjeron një studim i ri.

Studiuesit zbuluan se pacientët e infektuar me variantin Alpha të këtij virusi – varianti më i përhapur në kohën kur u bë ky studim – shkarkonin në ajër 43 deri në 100 herë më tepër virus se sa njerëzit e infektuar me versionin origjinal të coronavirus-it.

Një shkaktar i rëndësishëm ishte fakti që pacientët e infektuar me Alpha kishin më tepër sasi të virusit në hundë dhe pështymë.

Ky studim zbuloi gjithashtu se maskat e mbajtura nga pacientët me raste të lehta të COVID-19, mund ta ulnin sasinë e grimcave që mbartnin virus në ajër me rreth 50%.

“Ne e dimë që varianti Delta që po qarkullon tani është edhe më ngjitës se sa varianti Alpha,” – u shpreh autori Don Milton nga Universiteti i Maryland.

‘Qasje me disa shtresa’ për të luftuar COVID

Gjatë fazave të hershme të pandemisë, besohej se COVID-19 transmetohej vetëm me anë të kollës dhe teshtitjes dhe ai nuk trajtohej si një virus që transmetohej me anë të ajrit.

Por sipas autorëve të këtij studimi, sasia e virusit në aerosolët e çliruara në ajër nga pacientët e infektuar është gjithnjë duke u shtuar.

Për një mbrojtje më të mirë kundër COVID-19, studiuesit rekomandojnë një “qasje me disa shtresa”, e cila përfshin vendosjen e maskave, ventilimit më të mirë, vaksinimit, filtrimit dhe përdorimit të dezinfektueseve që pastrojnë ajrin me rreze Ultraviolet.

LEXONI GJITHASHTU: 

Etiketimet

Erdogan tërhiqet nga paralajmërimi për dëbimin e ambasadorëve

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën se ambasadorët të cilët kishte paralajmëruar se do t’i dëbonte kishin bërë një hap pas dhe...

BDI e kriminalizuar, duhet larguar nga çdo pushtet, thotë kryebashkiaku i Gostivarit

Bashkimi Demokratik për Integrim është i kriminalizuar dhe duhet larguar nga çdo pushtet, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Aleanca për Shqiptarët. Arben Taravari, njëherazi...

Vetingu i politikanëve, Basha: Të largojmë të korruptuarit. Balla: Do e shqyrtojmë sipas Venecias

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cilësoi 3 amendamentet për reformën zgjedhore, atë territoriale dhe vetingun e politikanëve si 3 prioritete absolute...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER