Si do të votojnë gjermanët? Tre kandidatët kryesorë me programe të ndryshme politike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Që nga muaji maj tre parti kanë udhëhequr sondazhet në garën për Bundestag.

Kristian demokrati Laschet planifikon të fokusohet në “mjete efikase të ekonomisë së tregut” për të përmbushur objektivat e marrëveshjes së klimës nënshkruar në Paris.

Në aspektin shoqëror, ai dëshiron të promovojë ndërtimin e më shumë se 1.5 milion shtëpive të reja në Gjermani deri në vitin 2025 përmes lehtësimit të taksave dhe reduktimit të burokracisë.

CDU/CSU ka premtuar heqjen e taksës  së solidaritetit , një veprim që do të sjellë fitim kryesisht për  përfituesit më të mëdhenj.

Diferenca kryesore mes SPD dhe CDU është roli i shtetit.

Kandidati i SPD dhe Ministri i Financave Olaf Scholz nuk dëshiron më kufizime mbi emigracionin,  mbështet një pension minimal të qëndrueshëm,dhe një pagë minimale prej 12 euro në orë.

Për të Gjelbrit, qasja në internet dhe digjitalizimi janë të lidhura ngushtë me të drejtat dhe pjesëmarrjen demokratike. Programi i tyre vë theksin në zhvillimin e infrastrukturës të financuar përmes borxhit. Kandidatja e saj Annalena Baerbock bën thirrje për një fillim të ri dhe një ndryshim të politikës duke u larguar më shpejt nga qymyri si burim i energjisë elektrike dhe duke lejuar vetëm makina pa emetime në rrugë.

Duket qartë se SPD ose CDU do të kryesojnë qeverinë e ardhshme, por sondazhet tregojnë se ata do të kenë nevojë për dy partnerë të tjerë. Kombinimet e mundshme, të emërtuara sipas ngjyrës së palëve të përfshira, janë “koalicioni Kenia” (CDU, SPD, GREENS), “koalicioni gjerman” (CDU, SPD, FDP) ose “koalicioni i semaforit” (SPD, GREENS, FDP).

Ky i fundit është koalicioni më i mundur, pasi liberalët janë më pragmatikë. Partia e Christian Lindner do të dalë si një figurë vendimtare dhe disa tashmë e shohin atë si ministrin e ardhshëm të financave.

Ajo që është e sigurt është se e djathta ekstreme AFD do të mbetet jashtë pasi i është vendosur vetoja nga partitë e tjera.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Etiketimet

Drejtori i Transportit Publik në Tiranë: S’do rritje të çmimit të abonesë dhe biletës

Drejtori i Transportit Publik në Tiranë, Enton Punavia deklaroi për Euronews Albania se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës apo abonesë...

“Mësova shqip për dy vjet”, ambasadori austriak: Shijoj mikpritjen shqiptare dhe ushqimin

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner ka treguar për emisionin “Mirëmëngjes” se ka filluar të mësojë gjuhën shqipe dy vite më parë. Gjatë intervistës me...

‘Asnjë përmirësim në fushën e medias’, ambasadori austriak: S’duhet të ndërhyjë qeveria apo biznesi

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” se vitin e fundit në Shqipëri nuk ka pasur asnjë përmirësim në fushën...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER