Bukëpjekësi francez tregon sekretin e bagetës tradicionale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Duhen vetëm katër përbërës për të përgatitur bukën e famshme dhe tradicionale të Francës, të njohur si  bageta. Ju mjaftojnë miell, maja, ujë dhe kripë, por bukëpjekësi Sebastian Mauvieux ka disa sekrete.

Bageta më e mirë e Parisit gjykohet për mënyrën e pjekjes, shijen, modelin dhe madhësinë. Sekreti, thotë Mauvieux, është në teknikë. Ai e vendos brumin e tij në një dhomë të ftohtë për të krijuar aromë dhe e lë atë gjatë natës para pjekjes.

“Bageta tradicionale është pa produkte industriale. Ka  vetëm miell gruri, kripë, maja dhe ujë. Kjo është e gjitha. Pastaj është teknika që ndryshon, në varësi të personit. Disa do ta bëjnë bazuar në maja natyrale, disa do ta thajnë, por sekreti eshte teknika,” – tregoi bukëpjekësi.

Ai u shpreh se bageta është simbol i Francës po aq sa kulla Eifel.

Mauvieux fitoi titullin  për “Bageta më e mirë e Parisit në 2012”, dhe do t’i bashkohet sërish konkursit së bashku me më shumë se 100 bukëpjekës nga kryeqyteti.

Fituesi furnizon pallatin presidencial Elysee, dhe për Mauvieux, prestigji që erdhi me titullin ishte një nxitje e madhe për biznesin.

“Nga një ditë në tjetrën, ne kaluam nga përgatitja e 300 bagetave tradicionale në 900 bageta,” – tha ai, duke përshkruar radhët  e qytetarëve jashtë furrës dhe autobusët turistikë që sillnin më shumë klientë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Etiketimet

Drejtori i Transportit Publik në Tiranë: S’do rritje të çmimit të abonesë dhe biletës

Drejtori i Transportit Publik në Tiranë, Enton Punavia deklaroi për Euronews Albania se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës apo abonesë...

“Mësova shqip për dy vjet”, ambasadori austriak: Shijoj mikpritjen shqiptare dhe ushqimin

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner ka treguar për emisionin “Mirëmëngjes” se ka filluar të mësojë gjuhën shqipe dy vite më parë. Gjatë intervistës me...

‘Asnjë përmirësim në fushën e medias’, ambasadori austriak: S’duhet të ndërhyjë qeveria apo biznesi

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” se vitin e fundit në Shqipëri nuk ka pasur asnjë përmirësim në fushën...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER