Zgjedhjet në Gjermani, kandidatët kërkojnë unitet në BE

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shtatë kryetarët e partive kryesore në Gjermani u përplasën për çështje të shumta gjatë debatit të fundit televiziv para zgjedhjeve të përgjithshme të së dielës.

Por vëmendja ishte mbi tre kandidatët kryesorë për kancelar, të cilët përfaqësojnë SPD-në, CDU-në dhe të Gjelbrit.

Për herë të parë, politika e jashtme ishte çështja kryesore e diskutimeve.

“Ka disa parime që janë të rëndësishme për ne, duke përfshirë një Bashkim të fortë Evropian,” – deklaroi Olaf Scholz, kandidat i SPD për kancelar.

“Por kjo gjithashtu përfshin bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, veçanërisht kur sot bëhet edhe më shumë kritik, dhe natyrisht që përfshin edhe bashkëpunimin brenda NATO-s,” – shtoi ai.

Ndërkohë që Armin Laschet, kandidat i CDU për kancelar tha se kemi nevojë për më shumë Evropë.

“Ne duhet të flasim me një zë, duhet të fillojmë projekte të përbashkëta, përfshirë projektet e armatimit, në mënyrë që të jemi në gjendje të veprojmë kur SHBA tërhiqet,” – deklaroi Laschet.

Annalena Baerbock, kandidate për kancelare nga ‘Të Gjelbrit’ tha se do të donte të siguronte një politikë të përbashkët evropiane përballë Kinës që mos të luhet mes vendeve evropiane por mes sistemeve konkurruese në mënyrë që të qartësohet se “ne jemi Evropë”.

“Ne kemi sovranitetin tonë strategjik dhe kjo do të thotë që më në fund të hapet një kapitull i ri në politikën e jashtme evropiane dhe të drejtat e njeriut ,” – tha Baerbock.

Blloku i konservatorëve të Merkelit dhe kandidati për kancelar, Armin Laschet, sipas sondazheve ndodhet shumë pranë me Social Demokratët e qendrës së majtë, të kryesuar nga Olaf Scholz.

Të Gjelbrit dhe kandidatja e tyre renditen të tretët, por mund të luajnë një rol kryesor kur bëhet fjalë për formimin e një qeverie.

Çdo gjë do të vendoset pas 26 shtatorit.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Etiketimet

Erdogan tërhiqet nga paralajmërimi për dëbimin e ambasadorëve

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën se ambasadorët të cilët kishte paralajmëruar se do t’i dëbonte kishin bërë një hap pas dhe...

BDI e kriminalizuar, duhet larguar nga çdo pushtet, thotë kryebashkiaku i Gostivarit

Bashkimi Demokratik për Integrim është i kriminalizuar dhe duhet larguar nga çdo pushtet, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Aleanca për Shqiptarët. Arben Taravari, njëherazi...

Vetingu i politikanëve, Basha: Të largojmë të korruptuarit. Balla: Do e shqyrtojmë sipas Venecias

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cilësoi 3 amendamentet për reformën zgjedhore, atë territoriale dhe vetingun e politikanëve si 3 prioritete absolute...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER