Lirohet trashëgimtarja e ‘Huawei’, bie kërkesa për ekstradim në SHBA

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shefja e operacioneve financiare të kompanisë kineze të teknologjisë “Huawei”, e arrestuar në Kanada, ka rifituar lirinë.

Meng Wanzhou ra në pranga pak vite më parë në Vankuver me kërkesë të drejtësisë amerikane, që e akuzonte për mashtrime financiare, përgjime telefonike dhe shkelje të sanksioneve të vendosura ndaj Republikës Islamike të Iranit.

Por, sipas mediave ndërkombëtare, e bija e themeluesit të gjigantit “Huawei” arriti një marrëveshje me prokurorët dhe kërkesa për ekstradimin e saj në Shtetet e Bashkuara ra.

Çështja në fjalë shkaktoi një incident ndërkombëtar mes Kinës, SHBA dhe Kanadasë dhe ishte bërë objekt negociatash mes palëve.

Në këmbim, dy shtetas kanadezë që ishin arrestuar nga autoritetet kineze për spiunazh janë liruar dhe nisur për në Kanada.

Michael Spavor dhe Michael Kovrig u arrestuan në 2018-n, fare pak pasi policia kanadeze arrestoi Meng Wanzhou.

Edhe rasti i tyre shkaktoi përplasje diplomatike, me qeverinë kanadeze që akuzoi Pekinin se kishte vepruar në shenjë hakmarrjeje, gjë që pala kineze asokohe e mohoi.

Lirimi i tyre u konfirmua në një konferencë shtypi të kryeministrit Justin Trudeau, i cili tha se dy diplomatët kishin kaluar momente shumë të vështira.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Erdogan tërhiqet nga paralajmërimi për dëbimin e ambasadorëve

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën se ambasadorët të cilët kishte paralajmëruar se do t’i dëbonte kishin bërë një hap pas dhe...

BDI e kriminalizuar, duhet larguar nga çdo pushtet, thotë kryebashkiaku i Gostivarit

Bashkimi Demokratik për Integrim është i kriminalizuar dhe duhet larguar nga çdo pushtet, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Aleanca për Shqiptarët. Arben Taravari, njëherazi...

Vetingu i politikanëve, Basha: Të largojmë të korruptuarit. Balla: Do e shqyrtojmë sipas Venecias

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cilësoi 3 amendamentet për reformën zgjedhore, atë territoriale dhe vetingun e politikanëve si 3 prioritete absolute...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER