COVID-19 shkakton uljen më të madhe të jetëgjatësisë që nga Lufta e Dytë Botërore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Që nga Lufta e Dytë Botërore, viti 2020 shënoi uljen më të madhe të jetëgjatësisë prej pandemisë COVID-19.

Sipas një studimi të publikuar të hënën nga Universiteti i Oksfordit jetëgjatësia e burrave amerikanë ka rënë me dy vjet.

Jetëgjatësia ra me më shumë se gjashtë muaj në krahasim me vitin 2019 në 22 nga 29 vendet e analizuara në studim, ku përfshihej Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe Kili.

Universiteti tha se shumica e reduktimeve të jetëgjatësisë në vende të ndryshme mund të lidhen me vdekjet nga COVID-19. Deri tani janë regjistruar gati 5 milionë vdekje, tregon një raport i Reuters.

Kishte rënie më të mëdha të jetëgjatësisë për burrat sesa gratë në shumicën e vendeve.

Në Shtetet e Bashkuara, rritja e vdekshmërisë ishte kryesisht midis atyre në moshë pune dhe atyre nën 60 vjeç, ndërsa në Evropë, vdekjet tek njerëzit mbi 60 vjeç kontribuan në mënyrë më të konsiderueshme në rritjen e vdekshmërisë.

Studiuesit bënë thirrje për më shumë vende, përfshirë kombet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, për t’i vënë në dispozicion të dhënat e vdekshmërisë për studime të mëtejshme.

“Ne urgjentisht bëjmë thirrje për publikimin dhe disponueshmërinë e të dhënave më të ndara për të kuptuar më mirë ndikimet e pandemisë në nivel global,” – deklaruan ata.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Etiketimet

Plazh në fund të tetorit, turistë të huaj shijojnë detin dhe diellin e ngrohtë të Vlorës

Përmirësimi i kushteve të motit ka sjellë në Vlorë turistët e tetorit. Ata janë ukrainas, rus apo holandezë, por nuk mungojnë as shqiptarët nga...

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. "Ceno...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER