Facebook do të bëjë disa ndryshime dhe këta janë ata që do të përfitojnë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Facebook bleu Instagram në vitin 2012 për $1 miliardë dollarë dhe tashmë kompania po bën disa ndryshime që pritet ta ndihmojnë me konkurrencën në tregun digjital.

Facebook ka nxjerr një treg një grup produktesh këtë javë – ndër më të përfolurat është veçoria e re e group-chat që mund të përdoret ndërmjet llogarive në Instagram dhe Facebook. Vitin e shkuar, kompania njoftojë për bashkimin në një të sistemit të komunikimit Messenger me Instagram, por tani përdoruesit do të kenë mundësi të bëhen pjesë e chat-eve në grup mes kontakteve të secilës platformë.

Një tjetër karakteristikë e shtuar do të jetë mundësia për të parë përmbajtje të krijuar në Reels video apo IGTV të cilat mund të shihen në të njëjtën kohë nga pjesëmarrësit në chat, me anë të opsionit Ëatch Together.

Të tjera përditësime do të përfshijnë tema të reja shumëngjyrëshe, ikona dhe emoji të rinj.

Facebook ka planifikuar të bashkojë platformat e bashkëbisedimit prej kohësh duke lejuar përdoruesit e WhatsApp, Messenger dhe Instagram të bashkëbisedojnë njëkohësisht.

Gjigandi i rrjeteve sociale ka raportuar se do të hedhë në treg edhe formatin e video-ve të shkurtra të stilit të TikTok.

Kompania konfirmoi se do të krijonte një seksion për videot e shkurtra i cili do të paraqitet në faqen kryesore të përdoruesve të Facebook. Ky hap i ri vjen në një kohë kur TikTok është ndaluar në shumë shtete si India, ku përdoruesit e Facebook u rritën me 25%.

Youtube – një tjetër platformë gjigande – ka nisur të ofrojë të njëjtin format videosh prej pak kohësh.

Ndërkohë, Facebook është duke u përpjekur të joshë disa nga përdoruesit më të suksesshëm të TikTok duke i ftuar të kalojnë krijimet e tyre në Facebook. Instagram bëri të njëjtën gjë duke i inkurajuar krijuesit e TikTok të kalonin tek programi i tyre i ngjashëm, i njohur si Reels.

Me anë të veçorisë së ‘monetizimit’, krijuesit e përmbajtjes për rrjete sociale tashmë kanë më tepër mundësi dhe platforma për ta kthyer shërbimin e tyre në të ardhura.

Ky bashkim i Instagram dhe Facebook është një lajm i mirë edhe për bizneset e vogla dhe firmat të cilat e kanë ndërtuar historikun e tyre digjital në njërin prej këtyre rrjeteve. Tani, ata do të kenë mundësi të marrin dhe dërgojnë mesazhe drejt klientëve të tyre nga secila platformë, që tashmë do të vendosen në një chat të vetëm.

Këto përditësime erdhën vetëm pak orë para se kompania të dëshmonte përpara Senatit Amerikan rreth dëmeve në shëndetin mendor që mund të shkaktohen nga Instagram dhe Facebook.

Facebook po përballet edhe me një padi nga Komisioni Federal Amerikan i Tregtisë i cili e akuzon gjigandin e teknologjisë për monopolizim të tregut.

LEXONI GJITHASHTU: 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Mijëra qytetarë nderojnë 3 viktimat e sulmit me armë në Deçan

Mijëra qytetarë në Deçan kanë ndezur qirinj për tre personat që u vranë mbrëmjen e së premtes pas një sulmi me armë ndaj një...

Festat e Nëntorit, kalendari i aktiviteteve që mund të ndiqni më 28-29 nëntor

Aktivitetet për fesat e Nëntorit kanë nisur që të premten në Tiranë, me ekspozita dhe diskutime për figurat e rëndësishme që kontribuuan në pavarësinë. Në...

“Konaku i Rrajcës” aktiviteti që ruan trashëgiminë folklorike të zonës

Me qëllim ruajtjen e traditave dhe kulturës të zonës, si dhe përcjelljen te brezat e rinj një grup artistësh nga Rrajca kanë organizuar "Konakun...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER