Tranzicioni botëror në energjinë e pastër, specialistet e klimës: S’jemi në rrugën e duhur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kur kanë mbetur 3 javë nga samiti për klimën COP26, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë u ka bërë thirrje qeverive të vendeve të ndryshme të angazhohen më seriozisht për të reduktuar emetimet e gazrave.

“Mesazhi është i qartë. Një ekonomi e re energjetike globale po lind. Një ekonomi energjetike që është më e pastër, më e sigurt, më moderne, më fleksibël dhe më e drejtë për shumë vende”, Fatih Birol, drejtor ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë.

Agjencia paralajmëron se bota nuk është në rrugën e duhur për të përmbushur qëllimet mjedisore dhe se investimet e reja në energjinë e pastër nevojiten për ta futur sektorin energjetik në një shteg të ri.

Organizata ndërkombëtare me seli në Paris deklaroi gjithashtu se, qeveritë, gjatë punimeve të samitit, duhet të japin një mesazh të qartë se janë të angazhuar për të intensifikuar prodhimin për teknologjitë e së ardhmes, që prodhojnë energji të pastër.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Plazh në fund të tetorit, turistë të huaj shijojnë detin dhe diellin e ngrohtë të Vlorës

Përmirësimi i kushteve të motit ka sjellë në Vlorë turistët e tetorit. Ata janë ukrainas, rus apo holandezë, por nuk mungojnë as shqiptarët nga...

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. "Ceno...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER