Aktori i njohur vret aksidentalisht fotografen dhe plagos regjisorin gjatë xhirimeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Aktori i njohur, Alec Baldin vrau aksidentalisht me armë drejtoreshën e fotografisë dhe plagosi regjisorin gjatë xhirimeve të një filmi të zhanrit Western, në Nju Meksiko.

Qenë zyrtarët e policisë në qarkun Santa Fe në Nju Meksiko ata që bënë me dije se drejtoresha e fotografisë Halyna Hutchins dhe regjisori Joel Souza u qëlluan të enjten gjatë xhirimit të filmit “Rust”, i cili tregon një histori të shekullit të 19-të.

42-vjeçarja Hutchins, u transportua me helikopter në Spitalin e Universitetit të Nju Meksikos, ku më pas u deklarua e vdekur nga personeli mjekësor, njoftuan autoritetet.

Souza, 48 vjeç, u dërgua me ambulancë në Qendrën Mjekësore Rajonale Christus St. Vincent, ku edhe po trajtohet aktualisht për plagët e marra.

Prodhimi i filmit në fjalë është ndërprerë.

Një zëdhënës i aktorit Baldwin tha se gjatë setit të xhirimeve ndodhi një aksident për shkak të shkrepjes së një pistolete që aktori po përdorte për rolin.

Gazeta “Santa Fe New Mexico” raportoi se 68-vjeçari Alec Baldwin u pa të enjten jashtë zyrës së policisë, në lot. Përpjekjet e gazetarëve për të marrë ndonjë deklaratë prej tij ishin të pasuksesshme.

Sipas të dhënave në faqen e saj personale, Halyna Hutchins ishte me origjinë nga Ukraina dhe u rrit në një bazë ushtarake sovjetike në Rrethin Arktik. Ajo studioi gazetari në Kiev dhe kinematografi në Institutin Amerikan të Filmit në Los Angeles. Ajo u cilësua një “yll në rritje” nga revista “Kinematografia Amerikane” në vitin 2019.

Hutchins ishte drejtoreshë e fotografisë në filmin aksion “Archenemy” të vitit 2020, me regjisor Adam Egypt Mortimer.

“Jam shumë i trishtuar për humbjen e Halyna. Si edhe tepër i indinjuar që kjo gjë mund të ndodhë në një set xhirimesh. Ajo ishte një talent brilant, absolutisht e përkushtuar ndaj artit dhe filmit”, tha Mortimer në një postim në Twitter.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

1 COMMENT

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Nisin punimet për aeroportin e Vlorës, Rama: Do të shërbejë edhe për fluturime transoqeanike

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në ceremoninë e nisjes së punimeve për aeroportin e Vlorës e cilësoi atë një histori të re suksesi në...

COVID tkurr shpenzimet, familjet evropiane harxhojnë më pak për festat e fundvitit

Një ndjesi qetësie dhe kujdesi ka përfshirë tregun e Krishtlindjes në qytetin e Frankfurtit, pavarësisht se ai është i hapur për të gjithë. Për të...

Aksidentohet ambulanca në rrugën e Rinasit, humb jetën pacientja 42-vjeçare

Një 42-vjeçare ka humbur jetën në një aksident të shënuar në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës pasi ambulanca me të cilën...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER