Donald Trump prezanton rrjetin e ri social TRUTH – kundër kujt po vepron ai?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka lajmëruar se do të hedhë në treg një rrjet të ri social, i cili do të quhet TRUTH social.

Trump tha se platforma e tij e re do të ‘ngrinte krye mbi tiraninë e gjigandëve të teknologjisë’, duke i akuzuar ata se po përpiqen të heshtin çdo zë opozitar që tenton të flasë të vërtetën në SHBA.

Rrjetet sociale luajtën një rol kyç në hyrjen e ish-presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, dhe ishte platforma e komunikimit më e preferuar prej tij gjatë periudhës kur drejtonte Shtetet e Bashkuara.

Por, z. Trump u dëbua nga Twitter dhe u pezullua nga Facebook, pasi mbështetësit e tij mësynë Kapitol Hill.

Këto rrjete sociale u vunë nën presion gjatë presidencës së Trump, pasi postimet e tij u kritikuan si fyese, nxitëse dhe me prirje ndaj ‘lajmeve të rreme’.

Rrjeti i ri i Trump do të përfshijë edhe një program video-on-demand, në të cilin do të shfaqen programe me pikëpamje që sipas Trump, nuk do të jenë ekskluzivisht të majta siç ndodh rëndomë sipas tij, në shumicën e mediave amerikane. “Ne jetojmë në një kohë që talebanët kanë një prezencë të jashtëzakonshme në Twitter, ndërsa Presidenti juaj i preferuar Amerikan kërkohet të heshtet,” – shkruan Trump.

“Të gjithë më pyesin, përse nuk del dikush që t’i bëjë rezistencë Gjigandëve të Teknologjisë? Epo ja, ne do të bëjmë këtë shumë shpejt!” – shtoi ai.

Vitin e shkuar, Twitter dhe Faceobook nisën të fshinin disa nga postimet e tij ose t’i etiketonin si ‘çorientuese’, si për shembull njërin prej tyre që thoshte se COVID ishte më pak vdekjeprurës se gripi i zakonshëm.

Ata vendosën ta dëbonin ose pezullonin z. Trump përfundimisht pas protestave të janarit.

LEXONI GJITHASHTU: 

1 COMMENT

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Gjendet i vdekur në apartament një çift në Golem

Një çift në Golem të Kavajës është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së shtunës. Burri M. J., 60 vjeç, banues në Golem  dhe gruaja...

Tensione mes Francës dhe Britanisë për emigrantët, zgjidhja e problemit ende larg

Në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u mbytën në kanalin e La Manshit janë të vështira. Që prej 2018-s,...

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER