Inteligjenca amerikane: Ndryshimet klimatike do të rrisin tensionet ndërkombëtare

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ndryshimet klimatike do të çojnë në rritjen e tensioneve ndërkombëtare, thotë raporti i komunitetit të inteligjencës amerikane.

Sipas raportit, vendet do të përballen me konflikte sa i përket mënyrave të reagimit. Pasojat e ndryshimeve klimatike do të ndihen më së shumti në vendet e varfra, të cilat kanë më pak kapacitete për t’u përshtatur.

 Raporti vlerëson ndikimin e klimës në sigurinë kombëtare deri në vitin 2040.

Ai thotë se vendet do të përpiqen t’i mbrojnë ekonomitë e tyre dhe të kërkojnë avantazhe në zhvillimin e teknologjive të reja.

“Bota do të dështojë të bashkëpunojë dhe kjo do të sjellë konkurrencë të rrezikshme dhe paqëndrueshmëri”, thotë raporti prej 27 faqesh, që është i pari i tillë i publikuar nga të 18 agjencitë e inteligjencës në Shtetet e Bashkuara.

Ai vjen vetëm disa ditë para se presidenti amerikan, Joe Biden, të ndjekë një samit për klimën në Gllasgo të Skocisë, ku pritet të bëhen përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje ndërkombëtare.

Raporti identifikon 11 vende dhe dy rajone, ku energjia, ushqimi, uji dhe siguria shëndetësore janë në rrezik të veçantë.

“Ato janë më të varfra dhe më pak të afta për t’u përshtatur, gjë që e rrit rrezikun e paqëndrueshmërisë dhe të konfliktit të brendshëm”, thuhet në raport.

Pesë nga 11 vendet janë në Azinë Jugore dhe Lindore: Afganistani, Birmania, India, Pakistani dhe Koreja e Veriut; katër vende janë në Amerikën Qendrore dhe Karaibe: Guatemala, Haiti, Hondurasi dhe Nikaragua. Kolumbia dhe Iraku janë dy vendet e tjera.

Afrika Qendrore dhe shtetet e vogla në Paqësor janë gjithashtu në rrezik, thekson raporti.

 

 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Mijëra qytetarë nderojnë 3 viktimat e sulmit me armë në Deçan

Mijëra qytetarë në Deçan kanë ndezur qirinj për tre personat që u vranë mbrëmjen e së premtes pas një sulmi me armë ndaj një...

Festat e Nëntorit, kalendari i aktiviteteve që mund të ndiqni më 28-29 nëntor

Aktivitetet për fesat e Nëntorit kanë nisur që të premten në Tiranë, me ekspozita dhe diskutime për figurat e rëndësishme që kontribuuan në pavarësinë. Në...

“Konaku i Rrajcës” aktiviteti që ruan trashëgiminë folklorike të zonës

Me qëllim ruajtjen e traditave dhe kulturës të zonës, si dhe përcjelljen te brezat e rinj një grup artistësh nga Rrajca kanë organizuar "Konakun...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER