“Squid Game” shton shitjet e veshjeve në Korenë e Jugut

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kostumet sportive të gjelbra dhe rozë të veshura nga personazhet e serialit “Squid Game” kanë rigjallëruar industrinë e qepjes në Korenë e Jugut, sektor që u godit rëndë nga pandemia.

Një fabrikë me sipërfaqe 500 metra katrorë në Seul ka pasur një fluks porosish këtë javë.

“Tetori është zakonisht një muaj i ngadaltë për industrinë e qepjes, por falë Squid Game dhe Hallouinit kemi goxha punë,” shprehet Kim Jin-ja, pronare e kësaj fabrike.

Ajo thotë se ka marrë 6,000 porosi për kostume brenda një periudhë dy-javore.

Shitjet e saj vjetore prej 1,27 milionë dollarësh ranë në një të tretën e asaj që ajo fitonte, pasi pandemia goditi Korenë e Jugut. Shumica e porosive të saj vinin nga Japonia, por kufizimet në udhëtim e detyruan 54-vjeçaren të mbyllej në gusht dhe shtator.

Tani, ajo shpreson se porositë do të zgjasin edhe pas festës së Hallouinit dhe sheh shanse për ta eksportuar sërish etiketën “Prodhuar në Kore”.

Një kostum sportiv për fëmijë, i frymëzuar nga Squid Game shitet për 25,5 dollarë në tregun e Namdaemun, më i madhi në Korenë e Jugut, ku mund të gjenden edhe shumë artikuj të tjerë.

Squid Game theu rekorde shikueshmërie, pasi është parë në 142 milionë familje që prej publikimit në 17 shtator, sipas Netflix.

Platforma më e madhe e transmetimit madje thotë se për shkak të serialit janë afruar 4,38 milionë abonentë të rinj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Tensione mes Francës dhe Britanisë për emigrantët, zgjidhja e problemit ende larg

Në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u mbytën në kanalin e La Manshit janë të vështira. Që prej 2018-s,...

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

8 viktima nga COVID-19, mbi 400 raste të reja në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 8 humbje jete dhe mbi 400 raste të reja me COVID-19. Viktimat janë dy qytetarë nga...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER