WhatsApp ndryshon politikat, vendimi pas gjobës së majme prej 225 milionë eurosh

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

WhatsApp, një nga aplikacionet më të përdorur nga ne po rishkruan politikën e tij të privatësisë si rezultat i një gjobe të madhe të vendosur në fillim të këtij viti për mbrojtjen e të dhënave.

Pas një hetimi, mbikëqyrësi irlandez i mbrojtjes së të dhënave e gjobiti me 225 milion € dhe urdhëroi WhatsApp të ndryshojë politikat e tij

Kompania po apelon kundër gjobës, por këmbëngul se nuk po ndryshon asgjë në lidhje me shërbimin e saj aktual.

Ndryshimet do të shfaqen vetëm në versionin evropian të privatësisë, i cili është i ndryshëm nga versioni që zbatohet në pjesën tjetër të botës.

“Nuk ka asnjë ndryshim në proceset tona apo marrëveshjet kontraktuale me përdoruesit, dhe përdoruesve nuk do t’u kërkohet të bien dakord për asgjë ose të ndërmarrin ndonjë veprim për të vazhduar përdorimin e WhatsApp”, tha kompania në një deklaratë për mediat.

Politika e re e privatësisë përmban shumë më shumë informacion rreth asaj se çfarë bëhet saktësisht me informacionin e përdoruesve dhe se si WhatsApp bashkëpunon me ‘Meta’, kompaninë mëmë për WhatsApp, Facebook dhe Instagram

 

1 COMMENT

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Ulen kërkesat për punë pas pandemisë, nuk preket Gjirokastra e Korça

Në Lezhë, Tiranë e Dibër mungon zelli për punë. Shkak është bërë pandemia, pasi vitin e kaluar, pati një rritje të shpejtë të numrit...

2 pistat ku po hetohet për vrasjen e ish-deputetit në Shkodër

Mos-shlyerja e borxheve është pista kryesore e hetimeve për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka në Shkodër. Gazetari Teodor Gjerga raportoi se një tjetër pistë ku...

Greqia, 100 euro gjobë për të pavaksinuarit mbi 60 vjeç

Personat e pa vaksinuar mbi 60 vjeç në Greqi duhet të vaksinohen deri më 16 janar, në të  kundërt do të gjobiten me 100...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER