Kina regjistron shkallën më të ulët të natalitetit që nga viti 1978

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shkalla e natalitetit në Kinë ka rënë në nivelin më të ulët në më shumë se katër dekada.

Sipas raporit tw Byrosw sw Statistikave Kombwtare, shkalla e natalitetit në vendin me popullsinë më të madhe në botë, ka rënë në numër një shifror për herë të parë prej vitit 1978, pasi 8.52 foshnje janë regjistruar për 1,000 banorë.

Zyra e Statistikave ka thënë se më 2020 është vërejtur rënie prej 18 për qind.

Qeveria nuk dha arsye për rënien e nivelit të lindjeve, por shifrat e reja konfirmojnë se rritja e popullsisë në ekonominë numër 2 në botë po ngadalësohet në mënyrë dramatike, me disa demografë që vlerësojnë se mund të fillojë të bjerë që në këtë vit.

Ekspertët kanë vënë në pah edhe faktorë tjerë si çmimet e larta të jetesës, edukimi, kujdesi shëndetësor dhe mosgatishmëria për t’u martuar.

Për shkak të numrit në ulje të lindjeve dhe numrit stabil të vdekjeve, Kina është duke shkuar drejt stagnimit të popullsisë.

1 COMMENT

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

2 pistat ku po hetohet për vrasjen e ish-deputetit në Shkodër

Mos-shlyerja e borxheve është pista kryesore e hetimeve për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka në Shkodër. Gazetari Teodor Gjerga raportoi se një tjetër pistë ku...

Greqia, 100 euro gjobë për të pavaksinuarit mbi 60 vjeç

Personat e pa vaksinuar mbi 60 vjeç në Greqi duhet të vaksinohen deri më 16 janar, në të  kundërt do të gjobiten me 100...

Rreshjet e dëborës, qarkullim pa probleme në aksin Milot-Morinë

Shqipëria është përfshirë nga moti i keq me reshje dëbore dhe shiu në dy ditët e fundit. Reshje dëbore janë raportuar dhe në veri të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER