Vaksina e Pfizer është 100% efikase te adoleshentet, thotë kompania

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech thanë të hënën se vaksina e saj për COVID-19 siguroi mbrojtje të fortë dhe afatgjatë kundër virusit pas një studimi të bërë në mbi 2 mijë pjesëmarrës.

Ato kanë thënë se vaksina e tyre kundër COVID-19 ka qenë 100 për qind efikase te fëmijët e grup-moshës 12-15 vjeç, katër muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Kompanitë kanë thënë se të dhënat e reja, që kanë përfshirë 2,228 pjesëmarrës, do të forcojnë aplikacionin për miratim të plotë të vaksinës në Shtetet e Bashkuara dhe gjithë botën.

Asnjë shqetësim për sigurinë nuk është vërejtur te pjesëmarrësit, të paktën gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë.

“Ndërkohë që komuniteti ynë shëndetësor punon për të rritur numrin e personave të vaksinuar në botë, këto të dhëna rrisin besueshmërinë në sigurinë e vaksinave dhe efektin te adoleshentët”, ka thënë shefi i kompanisë, Pfizer, Albert Bourla.

“Kjo gjë është sidomos e rëndësishme kur shohim që po rritet shkalla e infektimit te kjo grup- moshë, ndërkohë që shkalla e vaksinimit është zvogëluar”.

Shqetësimi më i madh në mesin e kësaj grup-moshe është inflamacioni në zemër (miokardi) te meshkujt.

Mirëpo këto raste janë shumë të rralla dhe përfitimet nga vaksinat tejkalojnë rreziqet, sipas të dhënave.

Edhe vetë sëmundja COVID-19 mund të shkaktojë miokard, qoftë në raste më të shpeshta, apo edhe më të rënda.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka miratuar po ashtu kërkesën për vaksinim të grup-moshës 12-15 vjeç kundër coronavirusit.

Vaksinimi i kësaj grup-moshe bëhet në gjitha qendrat e Kosovës vetëm në prani të prindit apo kujdestarit ligjor dhe nuk ka nevojë për caktim të terminit paraprakisht.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Sebastian Kurz tërhiqet nga politika, hetohet për korrupsion

Sebastian Kurz, i cili në tetor dha dorëheqjen nga posti i kancelarit të Austrisë pasi u vu nën hetim për korrupsion, largohet nga politika. Kurz...

SPAK kërkon burg përjetë për të akuzuarit e masakrës së Lushnjës (Foto ekskluzive e Orges Bilbilit nga burgu)

SPAK ka kërkuar burg përjetë për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, dy persona te akuzuar për masakrën e Lushnjës në vitin 2017. Prokurorja e SPAK...

‘1.6 miliardë euro para të pista në ndërtim’, Basha debat me ministren e Financave

Gjatë diskutimit në Kuvend të ligjit të ri për pastrimin e parave, kryedemokrati Lulzim Basha akuzoi se në sektorin e ndërtimit po pastrohen paratë e pista të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER