‘700 mijë viktima deri në mars’, paralajmërimi i OBSH-së: Situatë e rëndë në Evropë e disa pjesë të Azisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deri në muajin mars rreth 700 mijë njerëz mund të vdesin në Evropë dhe disa pjesë të Azisë për shkak të COVID-19.

Paralajmërimi jepet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Numri i vdekjeve në Evropë tashmë tejkalon shifrën 1.5 milionë dhe deri në pranverë mund të tejkalojë 2.2 milionë viktima

Deri në mars të 2022, OBSH paralajmëron edhe për mbingarkesë në njësitë e kujdesit intensiv.

Evropa po përballet me një rritje të të infektuarve, duke bërë që Austria të kthehet në izolim kombëtar dhe të tjera shtete si një efekt domino të rivendosin kufizime.

Një numër vendesh, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Greqinë, së shpejti mund t’i bëjnë dozat e treta të vaksinës një kërkesë që qytetarët e tyre të konsiderohen të vaksinuar plotësisht. Por me rikthimin e masave, janë rikthyer edhe protestat kundër kufizimeve.

Drejtori i OBSH-së për Evropën, dr. Hans Kluge u bëri thirrje pavaksinuarve që të bëjnë injeksionin.

“Të gjithë ne kemi mundësinë dhe përgjegjësinë për të ndihmuar në shmangien e tragjedive të panevojshme dhe humbjeve të jetëve gjatë këtij sezoni dimëror”, – nënvizoi eksperti.

Sipas OBSH, numri i lartë i njerëzve të pavaksinuar dhe prevalenca e variantit Delta në disa shtete janë faktorët kryesorë të kësaj situate në rajonin e Evropës.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Ulen kërkesat për punë pas pandemisë, nuk preket Gjirokastra e Korça

Në Lezhë, Tiranë e Dibër mungon zelli për punë. Shkak është bërë pandemia, pasi vitin e kaluar, pati një rritje të shpejtë të numrit...

2 pistat ku po hetohet për vrasjen e ish-deputetit në Shkodër

Mos-shlyerja e borxheve është pista kryesore e hetimeve për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka në Shkodër. Gazetari Teodor Gjerga raportoi se një tjetër pistë ku...

Greqia, 100 euro gjobë për të pavaksinuarit mbi 60 vjeç

Personat e pa vaksinuar mbi 60 vjeç në Greqi duhet të vaksinohen deri më 16 janar, në të  kundërt do të gjobiten me 100...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER